Kryesore

Rama: Mirëpresim pa asnjë kusht PD-në, të bashkëpunojmë për integrimin

10:32 - 05.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama tha nga Rinasi, gjatë konferencës për shtyp me komisionerin Oliver Varheyli, se dora për Partinë Demokratike do të mbetet e shtrirë, për të bashkëpunuar për reformat dhe integrimin e Shqipërisë në BE.




Rama theksoi se mandati i tretë nuk do iu ngjajë dy të parëve në aspektin e luftës së brendshme politike. Mes të tjerash, theksoi se PS do të braktisë llogoren e asaj lufte të vjetër, bajate e banale, dhe që nuk është aspak e nevojshme për vendin.

“Vullnet im është që mandati i tretë të mos i ngjajë dy të parëve, në aspektin e luftës së brendshme politike. PS do ta braktisë llogoren e asaj lufte të vjetër bajate, banale, krejt të panevojshme për vendin, dhe për sa më takon e na takon, ne do të fokusohemi plotësisht te punët e mëdha, për të cilat jemi votuar. Do ta mbajmë dorën të shtrirë pa asnjë ndërprerje për opozitën, për PD. PD është e mirëpritur kurdo qoftë e sido qoftë të kthehet me këmbë në tokë për të hapur një proces diskutimi krejtësisht pa asnjë kusht për mënyrën si mund të kontribuojmë bashkërisht për të shtyrë sa më shumë përpara punët dhe patjetër edhe integrimin europian të Shqipërisë.

Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar në këtë aspekt, dhe me ndihmën tuaj besoj se do të jem edhe unë në gjendje të qëndroj larg nga polemikat e kota, të lodhshme, të vjetra, midis partive për partitë dhe me partitë. Shqipëria është në një moment me kaq shumë potencial për të kaluar në një nivel tjetër. Mandatin e kemi marrë që ta ngjisim atë në majën ku e meriton. Të gjitha energjitë dhe koha ime si shumicë do të jetë në këtë drejtim”, u shpreh kryeministri Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.