AKTUALITET

A rrezikojmë një valë të tretë nga infeksionet e COVID-19? Ja çfarë thonë ekspertët

21:47 - 05.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria nuk rrezikon një valë të tretë nga infeksionet e COVID-19. Ky është mendimi i ekspertëve nisur nga shifrat aktuale që raportohen në vend, si rastet e reja ditore apo edhe shtrimet në spitale.




Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti pranoi se mund të ketë një efekt nga procesi zgjedhor, fushata, por se do të shihet në javën e tretë apo të katërt të majit. Sa i përket shifrave më të larta sot në raport me dy ditët paraardhëse, ai tha se janë bërë dhe më shumë testime. “Mund të ketë efekt procesi zgjedhor. Java e tretë apo e katërt e majit e tregon”, tha Alimehmeti.

Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi” ose ndryshe COVID2 Perlat Kapisyzi deklaroi se rënia e rasteve ditët e fundit ka disa shkaktarë, një prej tyre dhe eksperienca apo përgjegjësia që ka marrë mjeku i familjes.

Për shefin e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj do të ketë rritje të shifrave, por jo një valë të tretë si ato që ka kaluar më herë vendi.
“Rritje do të ketë. Valë të tretë si ato që kaluam nuk do ketë, as që diskutohet. Nuk mund të flasim për valë të tretë me këta indikatorë, por do të ketë rritje sepse shenjat filluan t’i japin”, tha ai.
Sa i përket rasteve të COVID-19 në zonat rurale, Alimehmeti tha se kanë tendencën të shuhen më shpejt, duke qenë se jetojnë dhe më pak njerëz. “Ndaj kjo lloj valë ka tendencën të jetë më e sheshtë. Ka tendencën të zgjasë njësoj, por të jetë më e butë”, u shpreh ai.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.