Kryesore

“Ta kam inatin pederast”/ Veleshnja i kthehet Agron Llakajt: Edhe ne dimë disa gjëra personale për ty

18:40 - 05.05.21 gsh

Rezart Veleshnja ditën e sotme ka shpërthyer kundër Agron Llakajt, pasi ky i fundit kishte imituar Arjan Konomin në spektaklin e tij. Me një gjuhë të ashpër, aktori i Portokallisë është shprehur se nuk bëhet humor duke u marrë gjërat personale dhe mbi të gjitha, Arjan Konomi nuk është homoseksual, si Llakaj shprehej në shfaqjen e tij.



“Imitohet ‘Përputhen’ në një emision te Vizion Plus dhe aktori Agron Llakaj, i thotë personazhit që supozohej që ishte Arian Konomi “pusho ti, pusho se ta kam inatin, o pederast”. Meqënëse gjeta rastin, nuk kam të drejtë të flas kaq shumë se është edhe profesori. Ç’është kjo pederast, i thua ti? Arian Konomi nuk është “gay” zotëri, pse i vë emrin dhe e bën “gay”? Se dimë edhe ne për ty Goni disa gjëra, të t’i themi ne ty ato?

Ej nuk kapët gjëja personale. Këto gjëra janë shumë personale. Ky lloj humori ka shkuar në…Goni nuk e ka bërë këtë gjë se ka inat, por e ka bërë se kaq e ka kapacitetin dhe e vetmja gjë që mund të bëjë për të qeshur është t’i thojë atij…Edhe humori është bërë banal, më vjen shumë keq,”- tha Veleshnja.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.