Kryesore

A do të kërkojë Shqipëria pasaportë vaksinimi ndaj Covid për turistët? Ja si përgjigjet kryeministri Rama

10:53 - 05.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i qeverisë Edi Rama, në konferencën e përbashkët me komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, u shpreh se Shqipëria nuk do të kërkojë pasaporta vaksinimi për këdo që kërkon të vijë për të kaluar pushimet gjatë sezonit turistik.




“Shqipëria nuk do vendosë asnjë kusht e asnjë pengesë. Kushdo të vijë në Shqipëri për një sezon turistik, që duhet të jetë shumë më i lehtë se i shkuari dhe me shumë kënaqësi po ndjek të gjithë procesin e prenotimeve dhe kërkesave që rriten nga vende të tjera për të ardhur në Shqipëri.

Jemi sot në një pozicion të admirueshëm nga pikëpamja epidemiologjike, do vijojmë me ritëm vaksinimin. Objektivi është 1 mln. Puna vijon që Shqipëria të buzëqeshë e çliruar nga ky makth e kapaciteti i saj kryesor që ka të bëjë me turizmin të përdoret sa më shumë këtë vit e në vitet në vijim.” u shpreh Rama.

Më tej, komisioneri Varhelyi u shpreh se doza të tjera vaksinash do të vijnë në ditët në vijim.

“Po punojmë për të sjellë doza të tjera. Do të vi vetë në të ardhmen, do të vijnë aq shpesh sa s’do kem kohë të vijë në Shqipëri. Po, ne i kemi bërë një propozim shteteve dhe ata marrin vendim, si do ecet para.

Në rekomandime kemi sygjeruar që shtetet te hapin kufijtë dhe të lejojnë qytetarët e shteteve të tjera të hyjnë në BE, ne po përdorim të dhëna epidepiomologjike, që ato vende që kanë situatë të mirë epidemiologjike të vizitojnë vendet e BE. Shpresoj të kemi një verë drejt normalitetit” theksoi Varhelyi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.