Show-Bizz

Vajza e Bill e Melinda Gates reagon për herë të parë pas lajmit për ndarjen e prindërve të saj

08:44 - 05.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bill Gates, bashkëthemelues dhe ish-CEO i Microsoft, njoftoi të hënën se ai dhe bashkëshortja e tij, Melinda Gates, po ndahen pas 27 vitesh martesë.




Pas këtij lajmi të bujshëm, vajza e tyre Jennifer Gates ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Unë jam ende duke mësuar se si të mbështes procesin dhe emocionet e mia, si dhe anëtarët e familjes time në këtë kohë. Unë personalisht nuk do të komentoj më tej për asgjë rreth ndarjes, por ju lutem ta dini që fjalët tuaja të mira dhe mbështetja do të thonë kaq shumë për mua.

Faleminderit që kuptuat dëshirën tonë për privatësi teksa lundrojmë në fazat e ardhshme të jetëve tona”, shkroi ndër të tjera ajo.

Jennifer është fëmija më i madh i çiftit. Ajo ka një vëlla, Rory, 22 vjeç dhe motrën 19-vjeçare, Phoebe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.