Kronikë

Goditi me grushte gjyqtarin e ndeshjes Sopoti-Mirdita dhe u arratis nga dritarja, arrestohet futbollisti 31-vjeçar

19:31 - 06.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Elbasanit ka arrestuar futbollistin, që goditi me grushte gjyqtarin vlonjat të ndeshjes Sopoti-Mirdita. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku gjyqtari Klajdi Qëndraj u godit me grushte, duke pësuar dëmtime serioze me pasojë gjakosjen e tij.




Futbollisti dhunues i gjyqtarit u ndëshkua me karton të kuq për gjestin anti-sportiv. Ai u irritua edhe më shumë pas përjashtimit nga loja dhe u izolua në dhomat e zhveshjes, prej ku arriti të arratisej nga dritarja.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 31 vjeç, banues në Rubik (sportist i një klubi sportiv), pasi në stadiumin “Nexhip Trungu”, Cërrik, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis dy ekipeve sportive, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, arbitrin e ndeshjes, shtetasin K. Q., 25 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.