Kryesore

Komisioni për shkarkimin/ Meta: Jam i zënë, vij me 10 maj. Reagon Manja: Nuk e di çfarë ka Presidenti më të rëndësishme

12:00 - 06.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur ditën e sotme Komisioni i Ligjeve për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Metës. Vetë Meta bëri me dije se mund të paraqitej vetëm me 10 maj, pasi më herët kishte një axhendë të zënë.




Menjëherë ka reaguar Manja, duke u shprehur se nuk e dinte se çfarë kishte më të rëndësishme Presidenti. “Unë nuk e di se se cfarë ka më të rëndësishme. Presidenti është vënë në dijeni menjëherë në lidhje me kërkesën që lidhet me shkarkimin e tij. Komisioni i ligjeve ia garanton mundësinë që të shprehet në komision, ai ka vlerësuar kohë të pamjaftueshme.

Presidenti ka gjithë mundësinë dhe kohën në dispozicoon për të dhënë sqarimin përpara, nëse nesër Kuvendi do të miratojë për ngritjen e komisionit. Duke qënë se presidenti nuk u paraqit, unë ju ftoj të kalojmë në fazën e bisedimeve”, u shpreh Manja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.