Kryesore

“Kur Andi u deklarua për Tean, rashë në tokë”/ Melisa zbulon prapaskenat e Përputhen

09:17 - 06.05.21 gsh

Melisa ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Roped Ëith Olsi”. Ajo tregoi edhe njëherë historinë e dashurisë me Andin, duke folur edhe për momentet kur ishin pjesë e Përputhen.  “Si je ndjerë kur Andi dilte me Tean?”, e pyeti Olsi Bylyku. Ish-konkurrentja u tregua shumë e hapur duke e thënë troç se i ishte dashur të shtirej në çdo veprim.



“E para iher, kur është deklaruar Andi, mbaruan xhirimet, e mbajta sa e mbajta veten…vjen Elvisi më thotë “Hajde ulu” se më pa ai, aty jam pajtuar me Locon unë. Rashë në tokë. Kur dolën çift pastaj, unë shikoja Fatmën, shikoja Elonën, i kisha bërë parapërgatitjet. I thoja shoqes time si të qesh? Kështu (qesh). Pavarësisht shakave, mendoj se mund të jem një ndër konkurrentet e “Përputhen” që është ofenduar më së shumti, për çdo lloj fjale të mundshme dhe mora guximin të them të vërtetën se thashë nuk kanë çfarë të të shajnë më shumë. Unë personalisht i kërkoj falje publikut sepse nuk kanë faj ato që gënjeva unë”, tha Melisa.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.