Kryesore

Nisma për shkarkimin e Metës/ Minxhozi: Presidenti tregoi këto zgjedhje që është një element partiak

21:39 - 06.05.21 gsh

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story”, në “News 24”, komentoi nismën e ndërmarrë nga 50 deputetë të mazhorancës, për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.



Sipas analistit, edhe në zgjedhjet e 2017-ës, ku Meta ishte një president i zgjedhur, doli në fushatë. Një gjë e tillë sipas analistit, u pasqyrua edhe në fushatën që sapo lamë pas, e shtoi, se sipas tij, Meta ka qenë elementi politik më destabilizues i fushatës.

“Ai ishte president i zgjedhur në zgjedhjet e 2017-ës, e dha sinjalin e parë duke bërë fushatë partiake. Ajo ishte e para dhe e dha sinjalin që do të ishte një president që do të shpërfillte rregullat. Gjatë viteve që pasuan vetëm sa e ka konsoliduar këtë përshtypje.

Sot është një bindje që rrallë kush mund ta mohojë. Kjo fushatë, tregoi që Meta jo vetëm mund të jetë një element partiak, krejt jashtë formatit zyrtar që mban. Për mua ka qenë elementi politik më destabilizues i fushatës.

Në rastin e një krize të madhe zgjedhore, nuk do të kishim asnjë institucion garancie për të grumbulluar palët në tryezë. Roli i Metës konfirmoi një fakt, që është një kryetar shumë i mirë partie, por një President shumë i keq”, u shpreh Minxhozi.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.