Kryesore

Pas Agron Llakajt, Rezart Veleshnja i kthehet Aleks Seitajt: Është homoseksual. Reagon aktori: Nga kush na bëhet moral?

11:20 - 06.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas deklaratave për Agron Llakajt, Rezart Veleshnja ka folur edhe për kolegun e tij në Portokalli, Aleks Seitaj. Rezarti deklaroi që kolegu i tij është gay, nisur nga një këngë dhe më tej shtoi se këtë fakt e pranon. “Ai me atë këngë mua më tregon që është homoseksual. Absolutisht unë kam shokë gay. I pranoj. Dikur kanë qenë shumë njerëz që nuk i pranonin, nuk i donin dhe ishin 2-3 që i donin. Tashmë janë të gjithë që i pranojnë dhe 2-3 që i shajnë. Tani që morën aprovimin, le të themi në thonjëza, që i pranuan, këta po na tregojnë se çfarë bëjnë brenda llojit dhe seksit të vet”, u shpreh Rezarti për Aleksin. Nga ana tjetër Aleksi me anë të një video ka sqaruar të gjithë situatën që është krijuar.




“Ka një shumëllojshmëri humoresh. Është humori familjar, humori për fëmijë, humori për të rritur. Ka njerëz që i shijojnë. Jam dakord që një fëmijë apo një familjar do preferojnë humor familjar. Unë personalisht në Shqipëri nuk kam dashur të bëj humor banal, sepse publiku shqiptar është delikat. Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë që unë si aktor nuk dua të eksperimentoj me lloje të ndryshme humoresh. Humorin për të rritur, unë kam pasur mundësinë që ta marketoj dhe ta shes jashtë shtetit. Tani, në momentin që mua më ofrohet një mundësi që të shkoj dhe të këndoj katër parodi, diku, me humor për të rritur, dhe të marr 2,000 euro për këto performanca, do isha super idiot nëse nuk do ta bëja. Kështu që është shumë e rëndësishme si ndahen audiencat. A e kam postuar unë këtë në Instagramin tim? Kam një audiencë tepër familjare. A e kam postuar? Jo. E kam postuar te profili i Vezires, ka qenë në anglisht dhe kam shkruar që kënga është 18+. E vetmja gjë që solli vëmendje te ajo parodi, që kishte një audiencë minimale, ishte pikërisht prononcimi i Rez Veleshnjas. Dhe për ta mbyllur këtë, mirë që na bëhet moral, por nga kush nga bëhet moral?! Por ndryshe nga kolegu im unë nuk i përmend të palarat e të tjerëve, sepse kam respekt dhe dinjitet për veten,” përfundoi Aleksi fjalën e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.