Kryesore

“Përgëzime për fitoren”, zv.presidenti i PE, McAllister uron Ramën: Po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit të BE

16:27 - 06.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zv/Presidenti i Parlamentit Europian, David McAllister ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.




McAllister thotë se po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, dhe beson se ky proces ka të ardhme si për Shqipërinë, ashtu dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

‘’Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së.’’- tha McAllister.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.