AKTUALITET

Vasjari: Gjatë periudhës 30 ditore Meta s’ka qenë kryetar shteti. Lubonja: Jemi kthyer në Venezuelën e Maduros, shkarkimi nuk i shërben unitetit

22:01 - 06.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në emisionin ‘”Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është diskutuar mbi nismën e PS për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe arsyet që paraqesin 49 deputetët e mazhorancës.




Vasjari thekson se Meta gjatë fushatës zgjedhore nuk ka qenë kryetar shteti apo përfaqësues i unitetit të popullit.

Nga ana tjetër Lubonja ngre alarmin se Shqipëria ëshët kthyer si Venezuela e Maduros, dhe shkarkimi i Metës nuk i shërben unitetit të popullit, por unitetit të PS me popullin.

Në këndvështrimin e Shpëtim Nazarkos, Presidenti Meta gjatë periudhës para dhe gjatë fushatës zgjedhore ia ka shkelur të gjitha nga pikëpamja etike.

VASJARI: Përgjatë kësaj periudhe 30-ditore Presidenti nuk ka qenë kryetar shteti dhe përfaqësues i unitetit të popullit.

LUBONJA: Venezuelën e Maduros, ku jemi duke shkuar ne ose gati jemi, mund të them jemi. Në Venezuelën e Maduros, po të përmendim normat juridike, ai zv/Presidenti i Kuvendit që doli kundër Maduros, që ngriti popullin shkeli ligjin, unitetin, se doli kundër Maduros. Maduro rezistoi, dhe ai nuk e di ku është. Ideja është që në vende të tilla të kërkosh President që të qëndrojë aty në emër të untietit, po ça uniteti, të diktaturët, të partisë me popullin. Ikim edhe ne nga mediat, e i nënshtrohemi.

Por nëse shohim, një eleminim me këto argumenta të Presidentit, nuk i shërben unitetit të popullit, por atij të PS me popullin.

VASJARI: Në rafsh historik është e saktë. Por këtu ngatërron disa gjëra. U ngrit këtu fakti që, jam dakord për sjelljen anormale nga ana institucionale e Presidentit. Për ata nuk është detyrim të jenë kryetarë shtetit.

LUBONJA: Ta thanë OSBE që i kanë tejkaluar. Pse do merremi që i ka tejkaluar vetëm ky, palën më të dobët.

VASJARI: Është detyrim i tij. Të jetë kryetar i shtetit. Ngado të shkojmë ne, nuk i shkëputemi dot. Kështu si e kemi këtë demokraci hibride, ta korrigjojmë. Ose do themi të dalim nga institucionet, e ti korrigjojmë nga jashtë, e të bëhet gabimi që bëri Basha.

NAZARKO: Ishim para disa ditësh që thoshte Meta për sfurqe e kosore. Po qaja hallin e situatës që do vinte më vonë. Unë do jap një shembull që më ka ngjarë. Një ditë kur po laja makinën, më kthehet një plak nga veriu e më tha pse e shan Berishën. E pyeta nga ishte, nga Kukësi. Ju veriorët i thashë keni marrë më të mirën nga ne nga jugu. Po të çmendet plaku i shtëpisë i them unë çfarë bën? Meta i ka shkelur të gjitha rregullat e atij që karakterizojnë plakun e shtëpisë. Sa janë të dënueshme nuk e di. Tani ky po justifikon që shikoni se këtë që bëra unë, ju shpëtova, pra si operacion plastik. E bëri babain e shtëpisë nga ky kënd, por unë dyshoj. Nga pikëpamja etike i ka shkelur të gjitha. Nga pikëpamja ligjore nuk flas. Kjo më shqetëson si një njeri që po ndodh në këtë vend.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.