AKTUALITET

Yuri Kim urim për ditëlindjen e Skënderbeut: Guximi i tij mbetet i gjallë ende në zemrat e shqiptarëve

20:49 - 06.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot në 6 maj është ditëlindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka publikuar në rrjete sociale statujën e tij në Michigan, teksa shkruan se Gjergj Kastriot Skënderbeu është një frymëzim për të gjithë, e që guximi dhe këmbëngulja e tij mbetet e gjallë ende në zemrat e shqiptarëve.




“Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405.

Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan.

Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.