Kronikë

Aksident në aksin nacional Berat-Skrapar, mjeti bie nga ura në lumin Osum, plagoset rëndë 28-vjeçarja

16:08 - 09.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop.




Mjeti tip Audi,ms targa AA 723 LK, që drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga ”Ura e Vërtopi”t dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum edhe pse nuk ka pasur prurje. Si pasojë e rrëzimit drejtuesja e mjetit Anxhela Ibra 28-vjeçe,është plagosur rëndë, ndërkohë që pasagjeri që udhëtonte me të nuk ka pësuar lëndime.

Pas njoftimit të bërë nga një roje i një fabrike aty pranë që pa gjithë skenën. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë,të cilët kanë nxjerrë nga makina 28-vjeçaren. E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku, pasi ka marrë mjekimin e parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.