AKTUALITET

Blendi Fevziu rrëfen për fëmijërinë tek “Dola te Ola”: Ja për çfarë isha më shumë kurioz

20:54 - 09.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Blendi Fevziu është një nga ikonat e gazetarisë shqiptare dhe një figurë shumë e dashur për publikun. Rrëfimin për jetën e tij te Ola, Blendi Fevziu e nisi duke thënë se ka patur fatin të bëjë punën që gjithmonë ka ëndërruar.




Duke u kthyer pas në kohë nëpërmjet fotove, ai tha se të dy prindërit e tij kishin studiuar për gjuhë shqipe dhe letërsi dhe për të birin nuk ishin dakord që ai të vazhdonte studimet për të njëjtin profesio

Gazetari rrëfeu se nga fëmijëria e hershme nuk kujtonte shumë detaje, por mesa i kishin treguar, tha se deri në moshën 6-vjeçare nuk ka qenë një fëmijë i qetë. Ndryshe nga shumë fëmijë Blendin e kanë tërhequr sendet dhe objektet e vjetra. “Kam qenë fëmijë shumë kurioz, më shumë me sendet se sa me njerëzit”, u shpreh ai.

Ndërkohë nga adoleshenca ai kujtoi se ka qenë një adoleshent normal pa ndonjë shpërthim. Sipas Blendit, njeriu është produkt i rrethanave me të cilat përballet në jetë dhe në formimin e tij ndikojnë shumë faktorë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.