Kronikë

Digjet në orët e mbrëmjes një makinë në Krujë, policia shoqëron 6 persona

08:55 - 10.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një automjet është djegur në orët e mbrëmjes së kaluar në Krujë teksa policia ka shoqëruar 6 persona për ngjarjen.




Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë Durrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në Krujë ku ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit S. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.