Kronikë

E rëndë, gjendet i pajetë një i moshuar në banesën e tij në Vlorë

11:20 - 10.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i moshuar është gjendur pa shenje jete në banesën e tij, në lagjen “Lef Sallata” të Vlorës.




Policia njofton se shtetasi M.K., i cili jetonte vetëm, është gjetur i pajetë në banesë.

Nga hetimet paraprake mësohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:45, në lagjen “Lef Sallata”, është gjetur i pa jetë në banesën e tij ( i dekompozuar) shtetasi M. K., 78 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.