AKTUALITET

Super operacioni i policisë/ Kapen 400 kg kanabis, në pranga një 30-vjeçar

18:02 - 10.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbi 400 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 100 gr hashash janë kapur sot nga një operacion anti-drogë mes policisë shqiptare dhe asaj italiane.




Gjatë aksionit të Guarda di Finanza, Frontex dhe policisë shqiptare, me helikopter dhe anije, është ndaluar pa mbërritur në brigjet italiane gomonia e mbushur me drogë, ndërsa është arrestuar 30-vjeçari nga Vlora, E. I.

Frontex publikon fotot e gomones me drogë, ndërsa njofton se nëse sasia e sekuestruar do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte 4 milionë euro.

“Një helikopter i Guardia di Finanza duke marrë pjesë në operacionin e Frontex mes Shqipërisë dhe Italisë zbuloi një 6 metra ️ të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi drejt bregdetit italian në jug të Brindisit. Falë ekuipazhit vigjilent , dy anije GdF gjurmuan varkën e shpejtësisë përpara se të kishte shansin të arrinte në brigjet italiane.

Të fshehur në ndarje të veçanta, oficerët gjetën afro 400 kg marijuanë me vlerë 4 milionë euro në rrugë. Ata gjithashtu arrestuan një shtetas shqiptar të dyshuar për kontrabandë të drogës. Urime bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërkufitar! ”, thuhet në njoftimin e Frontex.

Ndërkohë, edhe policia shqiptare jep detaje për aksionin, ku thekson se është bllokuar mjet lundrues me lëndën narkotike dhe është arrestuar vlonjati.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Frontex, për kontrollin e kufijëve detar, gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, është bërë e mundur goditja e një tentative për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit të përbashkët u bllokua mjeti lundrues dhe u vu në pranga 30-vjeçari nga Vlora, shtetasi E. I.

 

Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit lundrues u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash

 

Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.