AKTUALITET

Vetëm pak ditë që ishte rikthyer nga Spanja/ E shkuara e viktimës së sotme në Vlorë

17:25 - 10.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesohet se personi i ekzekutuar sot ne Vlorë kishte vetëm tre javë që ishte kthyer nga Spanja.




Bledar Birçaj, 40-vjeçari që u ekzekutua ditën e sotme me kallashnikov në Vlorë ka qenë i arrestuar në vitin 2011 për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë, por është liruar për mungesë provash.

Gjykata e rrethit Gjyqësor në Vlorë e ka lënë atë në burg me afat 45 ditë. Më pas me kërkesën e Birçajt gjykata e ka zëvendësuar masën e sigurisë ndaj tij nga arrest me burg në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve.

Më pas në korrik të vitit 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pushuar hetimet ndaj Birçajt.

40-vjeçari u ekzekutua ditën e sotme me kallashnikov teksa po udhëtonte me automjetin e tij BMË X5. Në drejtim të tij u qëllua me më shumë se 10 plumba. Ai mbeti i plagosur por ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Birçaj ishte pronari i një lokali të njohur në zonën e Lungomares në Vlorë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorit./syri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.