Kronikë

Atentati në Elbasan, gazetari jep detaje: Rruga ku ka ndodhur vrasja e pa ndriçuar e pa kamera sigurie, në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja

21:09 - 11.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Everes Çaka, i njohur ndryshe si Ibrahim Çaka. Këtij të fundit iu bë atentat në lagjen “Skënderbej”, në qytetin e Elbasanit, ku e plagosur ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e cila po udhëtonte me të në momentin e atentatit.




Gazetari Fatmir Popja, raporton për “BalkanWeb”, se gruaja Silvana Çaka ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai thotë se në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja, ndërsa rruga që ka ndodhur vrasja, është e pandriçuar e pa kamera sigurie.

Popja thotë se Everes Çaka është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, nuk rezulton me precedent penal, por është një i afërm i një personi, të cilit iu bë atentat në Belgjikë, disa vite më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.