Kronikë

Policia jep detaje nga operacioni në Durrës: Grupi merrej me shpërndarje kokaine, janë sekuestruar rreth 1 kilogram

18:25 - 11.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me operacionin antidrogë që është zhvilluar në qytetin bregdetar. Policia njofton se operacioni ishte për të goditur një grup që merrej me shpërndarje kokaine.




Dy të arrestuarit, Vilson Memini lindur në Elbasan dhe Erges Shehi lindur në Durrës janë me precedent të theksuar kriminal, teksa kundërshtuan edhe me dhunë policët, aq sa një efektiv u detyruar të qëllojë në ajër për t’i neutralizuar.

Memini dhe Shehi tentuan të largohen, por nuk ia dolën, ndërkohë që Policia ka sekuestruar 1 kilogram kokainë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia e Durrësit  ishte në  operacion  në lagjen nr 13 Plazh për  të  kapur një  grup që merrej me shpërndarjen  e lëndëve  narkotike Kokainë .

Gjatë  operacionit  dy persona me precedent të theksuar kriminal  në fushën e narkotikeve   kanë  kundërshtuar  me dhunë   policinë dhe kanë  tentuar të largohen ndërkohë që  një  prej punonjësve të  policisë ka qëlluar  në  ajër  për  ti neutralizuar.

Policia ka prangosur dy persona , V.M.,  29 vjeç  dhe E.SH., 30 vjec  dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë  kokainë.

Vijon operacioni


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.