Kronikë

Atentati në Vlorë/ Identifikohet personi i dytë që ndodhej në makinën e viktimës. Zbardhet dëshmia në polici: Po luaja në telefon, s’e kisha mendjen

10:54 - 12.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet identiteti i personit të dytë që ndodhej në makinën e biznesmenit Bledar Birçaj, që mbeti i vrarë mesditën e së hënën në Vlorë.




Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin Edison Zeneli, i cili ishte në pjesën e pasme të mjetit tip BMW. Mësohet se Zeneli është kushëri i viktimës, pronar i një furre buke në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë, gazetarja Lala ka siguruar edhe dëshminë e Zenelit, i cili i mbijetoi breshërisë së 29 plumbave, të dhënë para oficerëve të policisë. “Jam i tronditur, se kam pasur mendjen aty. Kam qenë duke luajtur në telefon”, mësohet të jetë shprehur ai.

Kujtojmë se në videon e publikuar nga momenti i atentatit shihet vetëm një person, efektiv i Anti-drogës që zbret nga makina e viktimës, i cili arriti që të shpëtonte mrekullisht nga plumbat. Po ashtu në video shihej se si hapej dera e pasme e pasagjerit, ndërkohë që policia nuk njoftoi për faktin se në automjet kishte një tjetër person.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.