Kronikë

Detaje të reja nga ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan: U qëllua me 15 plumba, një person i veshur me të zeza është afruar dhe…

09:41 - 12.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje të reja nga vrasja me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit. Viktimë e atentatit ishte shtetasi Everest Çeka, ndërsa u plagos edhe bashkëshortja e tij.




Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se Çeka, pak para se të ndodhte vrasja, kishte marrë gruan nga puna. Pasi kanë drekuar së bashku, çifti janë nisur nga shtëpia e tyre që e kane pas gjykatës së vjetër në Elbasan dhe kanë ikur te shtëpia e prindërve të Silvanës.

Sapo kanë dalë në rrugicë, 50 metra nga shtëpia e vjehrrit, makina tip Benz e autorëve i ka goditur nga mbrapa. Everesti ka ndaluar dhe aty është afruar një person i veshur me të zeza dhe e ka qëlluar.

Viktima Çeka ka marrë 15 plumba në trup. Gruaja e tij Silvana punon në një institucion shtetëror. Everesti kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.