Kronikë

Plagosja në Korçë/ Arrestohen 33-vjeçari dhe shoku i tij, policia jep detaje: Krijuan prova të rreme

10:08 - 12.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona për veprën penale “Kallëzimi i rremë”. Bëhet fjalë për të vetëplagosurin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë dhe shoku i tij.




Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.