Kronikë

U plagos me armë zjarri në Korçë, 33-vjeçari transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë, ndalohet shoku i tij

09:51 - 12.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dalin detaje të tjera për plagosjen e 33-vjeçarit Marsel Rusi mbrëmjen e djeshme në Korçë.




Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se 33-vjeçari është plagosur me armë zjarri në fundshpinë dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për mjekim të specializuar.

Sipas policisë është ndaluar shoku i tij Andi Adri i cili e ka shoqëruar në spital, për të mësuar më tepër rreth kësaj ngjarje ku si fillim pista në të cilën u hetua ishte vetëplagosja.

Burimet nga spitali thanë se Rusi ka shenja në kokë por nuk bëhet me dije shkaku nëse ka të bëjë me ngjarjen e mbrëmjes të së martës apo jo. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.