Kronikë

Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së viktimës së atentatit në Elbasan: Menduam se u përfshimë në aksident, filluan të qëllojnë me breshëri

11:11 - 12.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet dëshmia e Silvana Çakës, gruaja e cila mbeti e plagosur mbrëmjen e djeshme në një atentat ku u vra bashkëshorti i saj Everest Çaka në qytetin e Elbasanit.




Ajo u shpreh se fillimisht kanë menduar se janë përfshirë në aksident e më vonë kuptoi se gjithçka ishte rreng nga ana e vrasësve.

“Menduam se u përfshimë në aksident. Pasi na goditi një makinë nga pas, ndaluam. Menjëherë bashkëshortin e qëlluan me breshëri . Vrasësi erdhi dhe qëlloi ngjitur xhamin e hapur nga ana e shoferit. E bënë shoshë nga plumbat nga qafa dhe në gjoks.

Një plumb më goditi në krah. Dola menjëherë dhe thirra për ndihmë. E kuptova që goditja nga pas e makinës ishte rrengu i mirëmenduar i vrasësve që na kishin zënë pritë”, deklaroi bashkëshortja e viktimës, Silvana Çeka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.