BOTA

COVID-19 – OBSH: Personat e vaksinuar duhet të mbajnë maskë në zonat me transmetim të lartë

20:45 - 14.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Personat e vaksinuar kundër COVID-19 duhet të mbajnë maska ​​në rajonet ku transmetimi i virusit është i lartë, paralajmëroi sot OBSH. Ekspertët nga OBSH nuk komentuan drejtpërdrejt, duke theksuar se gjithçka varet nga konteksti epidemiologjik i secilit vend, megjithatë ata kujtuan se vaksinat nuk ofrojnë mbrojtje 100% nga COVID-19.




“Edhe në situata kur mbulimi i vaksinimit është i lartë, nëse ka shumë transmetim, ju nuk duhet ta hiqni maskën tuaj”, këmbënguli drejtori i ngarkuar me çështjet e urgjencës shëndetësore në OBSH, Michael Ryan, në një konferencë për shtyp.

“Në rastin e një vendi që dëshiron të zvogëlojë ose eleminojë mbajtjen e maskave ose të heqë masa të tjera të shëndetit publik dhe shoqëror, kjo duhet të bëhet vetëm duke marrë parasysh intensitetin e transmetimit në rajon, si edhe nivelin e mbulimit të imunizimit”, shtoi ai.

Deklarata e OBSH-së vjen vetëm një ditë pasi SHBA, ku numri i rasteve COVID-19 ka rënë ndjeshëm, njoftoi heqjen e rekomandimit për mbajtjen e maskës mbrojtëse për personat e vaksinuar. Përjashtimi i vetëm: autoritetet shëndetësore rekomandojnë që të vaksinuarit të vazhdojnë të mbajnë maskë në transportin publik.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.