AKTUALITET

Manastirliu: 192 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID

09:21 - 14.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se nga 638 mijë e 338 vaksinime në Shqipëri, 192 mijë qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës.




Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se vaksinatoret po bëjnë punë fantastike ndërsa qytetarët që kanë bërë dy dozat e vaksinës janë shumë më të mbrojtur ndaj COVID-19.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan ministrja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.