AKTUALITET

Policia kontrolle te “5 Maji”, shpërthen derën e një magazine dhe hyn brenda, dyshime për aktivitet të paligjshëm

12:26 - 14.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Tiranës po zhvillon këtë mesditë një opercaion në rrugën “5 Maji”, në Tiranë. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila raporton se kontrollohet e policisë janë në vijim të hetimeve për vrasjen e 27-vjeçarit Marjus Qema.




Siç raporton gazetarja Bezat, policia po kontrollon disa magazina të marra me qera nga shtetasi K. Gj., pasi dyshohet se aty zhvillohet aktiviteti i paligjshëm i prodhimit të monedhave elektronike.

Aktualisht, policia sapo ka shpërthyer derën e një magazine dhe është futur brenda, ku nga të dhënat e para, raportohet se ka gjetur dhe sekuestruar një karikator me një fishek brenda. Dyshohet se magazina përdorej nga viktima Qema, ku prodhoheshin monedhat elektronike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.