Kryesore

“Xhep-shpuarit e horoskopit”, njihuni me shenjat që gjithmonë mbesin pa para në fund të muajit

19:02 - 14.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka disa njerëz që, pavarësisht nga situata, gjithmonë i shpenzojnë të gjitha paratë, pa iu mbetur qoftë edhe një shumë e vogël për ta mbyllur muajin.




Nuk do të thotë që marrin më pak para ose kanë shpenzime të jashtëzakonshme, por thjesht i keqmenaxhojnë.

Ashtu si me të gjitha gjërat, astrologjia ka shumë për të thënë se si shpenzojmë. Le të shohim, cilat janë shenjat e Horoskopit që nuk i kanë punët mirë me paratë.

DASHI

Dashi ka tendencë të ngatërrojë nevojat me dëshirat. Sipas kësaj logjike, ata vazhdimisht mund të gjejnë justifikime për blerjet e tyre dhe të blejnë pa ndërprerje. Ndaj shpesh në fund të muajit nuk i dalin mirë llogaritë.

BINJAKËT

Binjakët njihen për shprehjen “ e dua tani” dhe nëse fiksohen për të blerë diçka nuk e mendojnë gjatë.  Edhe pse njihen për pavendosshmërinë e tyre në jetë, kur bëhet fjalë për të shpenzuar para nuk e vrasin mendjen.

PESHORJA

Peshorja ka një problem me blerjet spontane dhe kur blejnë diçka që ishte jashtë orarit, harrojnë ta shkruajnë atë në fletoret e tyre! Ndaj bëjnë mirë të ndjekin një plan financiar.

SHIGJETARI

Shigjetarët janë shumë optimistë, bëjnë një “plan-buxhet” në fillim të muajit, i cili nuk ka asnjë lidhje me mundësitë tyre reale financiare. Synimet e tyre janë të mira, por zakonisht nuk kanë sukses.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.