BOTA

Karabinierët kapin shqiptarin me drogë, edhe pse ishin nisur në aksion për të parandaluar vjedhjet

16:55 - 15.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane në Spoleto ka arrestuar një shqiptar, i cili u kap me sasinë prej 1.2 kilogramë kokainë.




Mediat italiane shkruajnë se i arrestuari është një shtetas nga Shqipëria 41 vjeç, që u pikas nga policia, pasi karabinierët ishin në një aksion për të parandaluar vjedhjet.

Policia ka vënë re një person të dyshimtë, që po dilte nga garazhi. Shqiptari lëvizte në mënyrë të çuditshme dhe kjo ka bërë që policët të ushtrojnë kontroll në garazh. Policia konstatoi së 41-vjeçari e kishte shndërruar garazhin në një laborator të paketimit të drogës.

Nga kontrolli në banesë iu gjetën edhe 7 mijë euro, ndërsa u vlerësua se nëse droga do të hidhej në treg do kapte shifrat e 80 mijë eurove.

Shqiptarit iu sekuestrua edhe celulari, nga i cili mund të zbulohet më shumë rreth rrjetit të trafikut të drogës.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.