BOTA

Prekesë/ Ndodhej brenda kampit të refugjatëve, foshnja i shpëton sulmit izraelit

08:42 - 15.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një foshnjë i ka mbijetuar sulmit ajror izraelit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Safa Press shkruan se i vogli ishte në kampin e refugjatëve al-Shati në Gaza në momentin kur ndodhi sulmi.




Ndërsa aktualisht është në duart e mjekëve ku po merr ndihmën e nevojshm mjekësore bashkë me disa persona të tjerë që mbetën të plagosur. Gjatë këtij sulmi kanë mbetur të plagosurtë paktën 15 persona.

Konflikti mes Palestinës dhe Izraelit është përshkallëzuar. Izraeli dërgoi një natë më parë 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 133 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 8 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.