BLUETOOTH

Pushimet luksoze dhe jeta tashmë si çift. Kejvina Kthella në një lidhje dashurie. Kush është biznesmeni që i ka rrëmbyer zemrën

15:00 - 15.05.21 Gazeta Shqiptare

Ajo është një nga femrat më të pëlqyera në vendin tonë. Bjondja seksi ka ditur sesi të bëjë për vete që në daljet e para publike. Por duket se shumë kohë dhe shumë gjëra kanë ndodhur në jetën e Kejvinës, që nga prezantimi i saj në Xing me Ermalin. Vetëm vitin e shkuar u zbulua për mediat historia që ajo kishte me Redjan Rrajën, sot i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoj. Në media dolën fakte të ndryshme rreth kësaj historie diskrete dhe modelja u detyrua të shkonte të dëshmonte, si një ndër personat më të afërta të të akuzuarit. Por duket se dhe kjo histori i përket të shkuarës dhe sot bjondja seksi ka gjetur dashurinë. Themi ka gjetur dashurinë, sepse për herë të parë ajo ka postuar një foto në krah të partnerit të saj. Natyrisht që ka zgjedhur t’ja mbulojë imazhin me një emoji, por ajo duket më e lumtur se kurrë teksa i mban dorën. Pushimet në Dubai e kanë bërë Kejvinën të mos jetë më kaq diskrete e të na prezantojë më në fund të dashurin.



 

kejvinnnn kejvinnnn1 sasasa
<
>

Modelja si kurrë më parë ka publikuar një foto ku shfaqet e ulur krah një djali, me dorën e bashkuar dhe e mbështetur në kraharorin e tij.Kejvina duket shumë e lumtur me këtë lidhje dashurie aq sa ka vendosur ta bëjë edhe publike. Nuk dihet ende identiteti tij, por ajo që dihet është fakti se djaloshi është një emër i njohur në biznes. Në fakt jeta luksoze e Kejvinës, pushimet e shpeshta në destinacionet ekzotike tregojnë vetëm një copëz nga jeta e mirë që çifti bën së bashku. Ai dhe Kejvina zgjedhin të pushojnë jashtë vendit, duke i shpëtuar kështu syve të kureshtarëve. Por nëse I hehdim një sy rrjeteve sociale këto nuk janë pushimet e para në Dubai që dyshja bën, e me gjasa nuk do të jenë as të fundit. Mbetet për t’u parë nëse modelja seksi në të ardhmen do të zgjedhë të zbulojë vetë imazhin e djaloshit që i ka rrëmbyer zemrën, apo do të jenë fotot paparacë, që do të nxjerrin zbuluar edhe këtë dyshe. Ku i dihet në të ardhmen mund të kemi edhe një foto të plotë, pa emoji, pa figura e pa mister.

 

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.