Kosova

Shifrat e COVID-19 në Kosovë, 3 të vdekur dhe 40 raste të reja në 24 orët e fundit

15:54 - 15.05.21 Gazeta Shqiptare

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi të shtunën se janë shënuar edhe tri viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.



Rastet e vdekjes janë nga Prizreni, Skenderaj dhe Suhareka. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 40 raste të reja me koronavirus pas testimit të 2.135 mostrave.

Shifra prej 40 i bie që 1.8 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 358 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.165.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106.843, i viktimave në 2.223 dhe i të shëruarve në 99.455.

 

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.