BOTA

COVID-19 në Itali, ulet ndjeshëm numri i viktimave, ja sa të infektuar u regjistruan në 24 orët e fundit

18:27 - 16.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet italiane të shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, përtej Adriatikut janë regjistruar 5.753 raste të reja me COVID-19.




Pra, ka një rënie të lehtë të numrit të infektimeve krahasuar me një ditë më parë, ku vendi regjistroi 6.659 raste. Nga krahu tjetër, raportohet se fatkeqësisht, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin 93 qytetarë, shifra më e ulët kjo, sipas raportimeve në 7 muajt e fundit.

Por mediat shkruajnë se kjo shifër mund të mos tregojë asgjë, pasi dhe më 20 tetor, numri i vdekjeve ishte 89 ndërsa ditën tjetër u regjistruan 127.

Sakaq, raportohet se në të gjithë spitalet e Italisë ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv 1.779 qytetarë.

Po ashtu, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shpallur të shëruar 12.134 persona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.