Kryesore

Nishani në Këshillin Kombëtar: PD në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë

21:30 - 16.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani gjatë mbledhjes së sotme e ka cilësuar situatën aktuale në parti si më kritiken pas vitit 97’.




Në prezencë të Bashës dhe gjithë anëtarëve të tjera, Nishani ka thënë se PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë.

Nishani më tej thekson se PD s’mund të fitojë përballë një regjimi gangsterësh, ndërkohë shton se masakra elektorale është gjysma e së vërtetës, pasi gjysma tjetër është dështimi i vetë PD.

“Jemi në pikën më kritike pas 97. PD është në moment dëshpërimi si asnjëherë më parë. Ne nuk mundëm të fitojmë përballë një regjimi gangterrësh. Ka ndodhur masakër elektorale por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës

Gjysma tjetër po aq e hidhur është dështimi ynë. Gjysmë e vërteta nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalim në konkluzion pa e bërë analizën baza e partisë”- tha Nishani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.