AKTUALITET

Shtohen shifrat në Kosovë/ 71 raste të reja me COVID dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

16:45 - 16.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova ka regjistruar një rritje të rasteve me COVID-19. 71 të infektuar janë shënuar sot ndërkohë që një ditë më parë kishte 40.




Nga ana tjetër 2 pacientë, nga Mitrovica dhe Podujeva kanë humbur jetën nga COVID-19.Lajmi i mirë është se 173 pacientë kanë fituar betejën me virusin.

 

NJOFTIMI NGA IKSHPK

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.225 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.061.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.