Kronikë

Ekzekutimi në Shkodër/ Policia jep detaje: 32-vjeçari u gjet i pajetë në bregun e liqenit, po punohet për kapjen e autorëve

10:59 - 17.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen në Shkodër. Sipas Policisë, 32-vjeçari Endri Mustafa u gjet i vrarë në bregun e liqenit, në livadhet e lagjes Guerile.




Po ashtu bëhet me dije se ështën gritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur ngjarjen e kapur autorët.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është  gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Në  lidhje me  ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.