Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 17 maj 2021

07:00 - 17.05.21 Gazeta Shqiptare

Dashi

Do të keni prirje për t’u mbyllur brenda vetes e për të rrëmuar në të kaluarën. Por do të merrni në konsideratë edhe mundësinë e së tashmes. Kontakti me persona të veçantë do t’ju hapë horizonte të reja dhe do t’ju japë mundësinë të përmirësoheni.



Demi

Me ndikimin e Jupiterit mik do të dini të menaxhoni një çështje të ndërlikuar në punë. Do të dilni fitimtarë si dhe me një mundësi të mirë për të ardhmen. Dëshira juaj për ëmbëlsi dhe dialog do të kuptohet menjëherë nga partneri.

Binjakët

Plutoni ndodhet në qiellin tuaj dhe shfaq mirëkuptim me Hënën që në punë të zhbllokohet situata. Rezultatet nuk do të vonojnë. Disa persona ju bëjnë të ëndërroni për aventura, por nuk jeni të sigurt nëse bëjnë për ju.

Gaforrja

Mos u gënjeni nga shkëlqimi i një momenti pasioni që bën që t’ju rrahë fort zemra, sepse mund të dalë se është krejt ndryshe nga sa dukej. Pozicioni i Hënës me Saturnin në qiellin tuaj bën që të keni pak dëshirë të angazhoheni. Përpiquni të jeni më të gatshëm.

Luani

Do të kaloni pengesat dhe do t’ia dilni më në fund të vini në zbatim një ide që e keni lënë mënjanë prej kohësh për shkak të pasigurive. Një takim i papritur do t’ju shtrëngojë që të përballeni me probleme të hershme dhe t’i zgjidhni ato.

Virgjëresha

Kujdes nga çështjet që kanë të bëjnë me financat, sepse mund të shkaktohen vonesa dhe pengesa në pagesa. Më mirë të merreni vetë me këto gjëra. Shqetësimi në fushën e dashurisë, për shkak të Venusit kundër, mund të bëjë që të merrni vendime gjaknxehta.

Peshorja

Me Hënën që përqafon Plutoni do të ndiheni të sigurt nga një frymë prakticiteti dhe nga largpamësia në investime e në projekte. Keni dëshirë të jetoni në thellësi të shpirtit, atë që deri më tani e keni jetuar në nivel të mendjes.

Akrepi

Mos lejoni askënd që t’ju pengojë në realizimin e një projekti që e keni për zemër. Duhet ta mbroni me vendosmëri. Do të ndiheni të mbrojtur dhe të rrethuar nga miq që ju duan dhe ju çmojnë, pa kërkuar asgjë në këmbim.

Shigjetari

Në dashuri lëreni mënjanë sedrën dhe lojërat e pushtetit. Ecni përpara. Kush ju tërheq vëmendjen dhe ju intereson, do t’ju ndryshojë me butësi. Do të keni mosmarrëveshje me njerëz me të cilët nuk shkoni mirë, por nuk keni ndërmend të duroni provokimet e tyre.

Bricjapi

Për shkak të Neptunit armiqësor, është e rëndësishme të vlerësoni me qartësi gjendjen ku ndodheni. Mund të mbeteni të çuditur, por nuk është koha për të zvarritur gjërat. Dashuroni dhe jetoni në mënyrë madhështore, por duhet të mos harroni se jeta ka edhe gjëra të vogla që duhen bërë.

Ujori

Me ndikimin pozitiv të Hënës do të keni harmoni në marrëdhëniet familjare. Nëse keni fëmijë apo nipër, do të argëtoheni pa fund duke luajtur me ta. Raporti me partnerin në përgjithësi është i mirë, edhe pse ka pika ku nuk keni mirëkuptim.

Peshqit

Parashikohen ndryshime. Për momentin, mos merrni vendime të prera, që mund të mos jenë më pas të duhurat. Prisni sa të qartësohen gjërat dhe mos bini pre e tundimit për të reaguar menjëherë, sidomos në punë. Rrezikoheni nga shpërqendrimet.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.