Kryesore

Këngëtari italian për Eneida Tarifën: Jam munduar t’a shikoj nga vrima e çelësit

15:35 - 17.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky edicion i ‘Këngës Magjike’ do të ketë një duet italiano-shqiptar mes këngëtares të njohur Eneda Tarifa dhe këngëtarit Walter Ricci.




Me një jetëgjatësi të garantuar në skenat shqiptare Eneida ka arritur të dali fituese e shumë festivaleve ndër to “Top Fest 7” me këngën “Me veten” e më pas në 2015 përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me “Fairytale”.

Kampione në fuqi e “Kënga Magjike 2019”. Nga ana tjetër Walter Ricci një kantautor dhe producent i njohur me pasion për “Jazz” dhe piano, ka performuar në shumë skena botërore dhe ka kënduar me Michael Buble e Mario Biondi. Vokalist në “Domenica IN”. Ricci , në 2016 shpallet fitues i festivalit “New Wave” në Rusi.

Arditi: Përse ky miksim shqiptaro-italian?

Eneda: Sepse ishte shumë bukur që mbas herës së parë që kam dalë në skenë të vija me një duet internacional.

Arditi: Fantastike! Tani, Walter në çfarë gjuhe do të jetë kënga dhe kush është kumbari i “martesës” tuaj.

Walter: Kënga do të jetë gjysmë shqip dhe gjysmë italisht por kemi realizuar dhe një pjesë të vogël në gjuhën e qytetit tim që është Napoli. Jam shumë krenar për këtë gjë. Të them që për këtë bashkëpunim “kumbar” është Joni Peçi.

Për dyshen e mirënjohur kishte dhe pyetje nga publiku.

Për Enedën:

Cila është më e ashpër, bota e muzikës apo ajo e televizionit?

Eneda: Sigurisht bota e televizionit, ajo e artit është e bukur por ka vend për të gjithë, kurse televizioni ka edhe gjëra të tjera, të themi prapaskena të egra.

Për Walter:

Eneda Tarifa është një ndër mamatë më seksi në Shqipëri. Gjatë provave e keni parë ndonjëherë me ndonje sy tjetër përveç se si kolege?

Walter: Jam munduar që të shikoj nga “vrima e çelësit”, të spiunoj nga dera…

Eneda: Po bën shaka, jemi miq shumë të mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.