AKTUALITET

Kristaq Berxholi: Vaksinat antiCOVID-19, viktimë e shpifjeve

11:07 - 17.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga mjeku i njohur virolog imunolog, prof dr Kristaq Bërxholi – Teoria e konspiracionit, është një përpjekje për të shpjeguar ngjarje të dëmshme osetragjike si rezultat i veprimit të një grupi të vogël të fuqishëm shpesh me motivacion politik. Shpjegime të tilla nuk pranojnë faktin e gjithëpranuar që është thënë zyrtarisht për atë ngjarje apo fenomen. Në të vërtetë versioni zyrtar shihet si një fakt për ekzistencën e kundërshtimit kur shpjegimet e tjera, për ngjarjen apo situatën përkatëse janë më të mundshme. Termi ka një konotacionnegativqënënkupton qëshpifja bazohet në paragjykimeose provatëpamjaftueshme. Një teori konspirative nuk është thjesht një shpifje, në fakt ajo i referohet një tendence të hipotetizuar me karakteristika specifike, të tilla si një kundërshtim ndaj njëkonsensusi të zakonshëm midis atyre njerëzve (të tillë si shkencëtarë ose historianë) të cilëtjanë të kualifikuar për të vlerësuar saktësinë e problemit. Teoritë e konspiracionit i rezistojnë falsifikimit dhe përforcohen nga arsyetimi rrethor, të dyja dëshmi kundër të së vërtetës së saj, me anën e të cilës shpifja bëhet çështje e besimit sesa diçka që mund të provohet se është kundërshtuese. Hulumtimet tregojnë se ideimi konspirativ-besimi në teoritë e konspiracionit-mund të jetë psikologjikisht i dëmshëm dhe qëlidhen me projeksionin psikologjik, paranojën dhe makiavelizmin. Psikologët ia atribuojnëgjetjen e një shpifjeje, aty ku nuk ka asnjë, një fenomeni që quhet perceptimi iluziv imodelit.
Historiku
Historikisht, teoritë e konspiracionit,kanë qenë të lidhura ngushtë meparagjy-kimet, shtrigat, luftërat dhe gjenocidet. Ata shpesh besohen fuqimisht nga autorët e sulmit terrorist dhe u përdorën si justifikim nga Timothy McVeigh dhe Anders Brejvik si dhe nga qeveritë si Gjermania naziste, BS dhe Turqia, apo mohimet për SIDA nga qeveria e Afrikës së Jugut, të motivuara nga teoritë e konspiracionit që shkaktuan vdekjen e rreth 330.000 personave nga SIDA, apo mohimi i rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë në 2020 të cilat shpunë në sulmin drejt kapitolit . Gjithashtu besimi në teoritë e konspiracionit rreth ushqimit të modifikuar gjenetikisht bëri që qeveria e Zambies të refuzojë ndihmën e ushqimit gjatë një urie kur 3 milionë njerëz në vend ishin prekur nga uria. Teoritë konspirative janë pengesë për ndërhyrjet sidomos në shëndetin publik,duke inkurajuar p.sh. kundërshtimin ndaj vaksinimit dhe flourizimit të ujit, midis të tjerave, edhe ato që ishin të lidhura me shpërthime të sëmundjeve të parandalueshme nga vaksinat. Efekte të tjera teorive të konspiracionit përfshijnë reduktimin e besimit në provat shkencore, radikalizmin dhe përforcimi i ideologjik i grupeve ekstremiste duke shkaktuar probleme përekonominë.
Konspiracioni në pandemi
Teoritë e konspiracionit shtohen në prevalencë gjatë periudhave të ankthit, pasigurisë ose vështirësivetë përhapura, gjithashtu, gjatë luftërave dhe depresioneveekonomikeapo pas fatkeqësive natyrore si tërmetet cunamet si dhe pandemive. Teoritë e konspiracionit, dikur të kufizuara në audienca të thella janë bërë të zakonshme në masmedia që shfaqen si dukuri e fenomeneve kulturore në fund të shekullit të 20 dhe fillim të shekullit të 21. Ato janë të përhapura në të gjithë botën dhe shpesh besohet se disa ngjarje mbahen nga shumica e popullsisë. Ndërhyrja për të zvogëluar shfaqjen e besimeve të konspiracionit, përfshin mbajtjen e një shoqërie të hapur dhe përmirësimin e aftësive analitike të mendimit të publikut të gjerë.
Pasojat në popullatë
Më lart ne u munduam shkurtimisht të jepnim një informacion shumë të shkurtër, për tëshpjeguar se çfarë janë teoritë e konspiracionit dhe roli i tyre në shoqëri. Natyrisht ky është një problem mjaft i gjerë, që kërkon një shkrim të veçantë. Ne sot, bazuar në këtë informacion të shkurtër dhe meqenëse teoritë e konspiracionit kanë përfshirëedhemjaftprobleme tëpandemisëtëshkaktuar nga coronavirusët,do tëmundohemi të sqarojmë pikërisht këto teoritë, të cilat krijojnë jo vetëm konfuzion në këtësituatë, por bëhen dhe një pengesë seriozë në luftimin e suksesshëm të saj. Dua të theksoj, se teoritë e konspiracionit kanë një përhapje mjaft të gjerë në shëndetin publik dhe dëmet janë jo të vogla të para nga të gjitha anët e këtij shërbimi. Më poshtë, le të shohim më hollësisht, një pjesë të teorive konsiprative duke i shpjeguar ato shkencërisht. Si u theksua dhe më lartë, lufta kundër këtyre teorive bazohet në fuqizimin e një shoqërie të hapur si dhe përmirësimin e aftësive analitike të mendimit të publikut të gjerë.
Mbi vaksinimin
Ne në këtë material, si përmendem do të përqendrohemi kryesisht tek një nga pikat më problematike të luftimit të pandemisë aktuale, vaksina dhe vaksinimi. Më duhet të theksoj sevirusi përgjegjës i pandemisë, është virus zoonotik, që e ka prejardhjen nga lakuriqët e natës, gjë e cila tashmë është saktësuar. Ndërhyrja në ADN e njeriut?Që në fillim më duhet të them se: Asnjë vaksinë e prodhuar dhe dhn nëpërdorimpër luftiminepandemisë,nuk interferon dhe as nukfutet në ADN e qelizës së njeriut. Paraprakisht më lejoni të them se aktualisht në botë, janë në përdorimin praktik, mbi 10vaksina kundër pandemisë dhe që të gjitha me efikasitet, të pranuar ligjërisht nga OBSH.Asnjë nga këto vaksina, bile dhe ato të inaktivuarat(me virus të vdekur), nuk i kanë shpëtuar shpifjeve e thashethemeve. Këto, natyrisht kanë një objektiv të caktuar. Në themel të tyre qëndrojnë interesa të grupeve të vegjël, por të fuqishëm, prandaj luftimi i tyre, sipas meje, është detyrë e ekspertëve që njofin këto probleme. Vaksinat për luftimin e pandemisë aktuale të shkaktuar nga coronavirusi SARS-Cov-2, janë të disallojshme. Janë: vaksina të gjalla, vaksina të inaktivuara (vdekura), vaksinat tëprodhuara me particela virale (pjesëza të virusit), vaksina të ashtuquajtura me m RNA (mesenxher RNA), si dhe vaksinat me vektor. Të gjitha këto vaksina, kanë anët e mira dhe anët negative të tyre. Anët pozitive janë se ato kanë aftësinë që të nxisin në organizëmsistemin imun, për t’u aktivizuar dhe për të prodhuar antitrupa si dhe aktivizuar disa qeliza të këtij sistemi si ato B dhe T, që gjatë aktivitetit të tyre, jo vetëm aktivizohen në momentin e futjes së vaksinës në trup, por ato lënë dhe pasardhësit e vetë, të quajtura qeliza të memories. Këto qeliza të memories, që jetojnë për një kohë të gjatë në organizëm, aktivizohen sa herë që rifutet në organizmin e vaksinuar i njëjti antigjen, i cili ka nxitur prodhimin e tyre. Pra, këto njohim antigjenin e njëjtë me atë që i ka prodhuar. Këto qeliza, nuk aktivizohen kur në organizëm futet një virus tjetër i quajtur mutant, pasi nuk e njohin atë. Vaksinat e vdekura, janë kryesisht ato vaksina, të cilat kanë në përbërje të tyre të gjithëvirusin, virionin. Virioni fillimisht është riprodhuar në sisteme biologjike(kultura qelizore) dhe mandej është mbledhur purifikuar dhe inaktivuar me produkte kimike të ndryshme, që nuk kanë ndikim në aktivitetin jetësor të organizmit. Këtyre viruseve të vdekur u shtohen produkte të ndryshme të cilat, janë neutrale në drejtim të efektit negativ në organizëm, që quhen adjuvantë, por kanë një ndikim pozitiv në drejtim të shtimit të makrofagëve dhe sasisë e cilësisë së antitrupave. Virusi i këtyre vaksinave nuk ndërhyn në ADN e njeriut, pasi nuk janë të gjalla dhe nuk shumëzohen në organizëm. Këto nxisin sistemin imun për prodhim antitrupash si dhe qelizat vrasëse, të cilat eliminojnë qelizat e infektuara, duke mos lënë ato të bëhen burim riprodhimi virusi. Në përgjithësi këto vaksina kanë pak efekte anësore, kanë një zgjatje të imunitetit, si dhe kanë nivel mjaft të mirë të imunitetit. E tillë është vaksina Kineze SINOVAC.VAKSINAT ME VEKTOR
Këto lloj vaksinash (Astrazeneca, Gam-COVID-19(Sputnik V) janë vaksina të gjalla, që përdorin një virus(adenovirus) i cili mund të jetë i paaftë për t’u shumëzuar (defektiv) dhe ose një tjetër që shumëzohet në organizmin e njeriut dhe që shërbejnë si bartës (Carrier) i pjesëzës së genit të virusit SARS-CoV-2. Në genomen e këtyre virusëve, futet geni përgjegjës i SARS-CoV-2, që është përgjegjës për prodhimin e antitrupave i marrënga virioni i virusit dhe kryesisht nga spike(majat). Pra, nuk është marrë i gjithë virusi që shkakton sëmundjen COVID-19. Virusi vektor, futet në organizmin e njeriut me injeksion në muskuj dhe përhapet mandej nëpër qelizat e organizmit të njeriut. Virusi vektor, si ai që shumëzohetdheaiqënuk shumëzohet,futet në brendësi të qelizës, zbërthehet (dhe pjesëza,apo genipërkatës) i programuargjenetikishtdel ngabërthama, ku është dheADN e njeriut dhe shumë ohet në citoplazmën e qelizës,duke prodhuar pjesëzat virale,tëngjashme me ato të virusit, të cilat ngacmojnë sistemin imun përtë prodhuar antitrupa dhe qelizat e përmendur më lart. Vaksinat moderne,lloji tjetër i vaksinave, janë vaksinat moderne, vaksinat e kohës, që vërtetë janë prodhuartash së fundmi(2019-2020) por kanë 30 vjet që janë studiuar. Këto vaksina përdorin simaterial gjenetik, genin m RNA, i cili shfaqet gjatë procesit të shumëzimit si të ADN dhe tëARN të virusëve. Ky gen, që është programuar vishet me yndyrë duke formuar nanoparticela, të cilat nuk dëmtohen nga enzimat e qelizave të organizmit të njeriut. Këto, nuk kanë bartës, por ato pasi inokulohen në organizëm, në muskuj, futen në qelizat emuskulit, translatohen në to për të prodhuar proteinat specifike virale, përgjegjëse për nxitjen e sistemit imun në organizëm. Këto particela, NUK DEPËRTOJNË NË BËRTHAMËN E QELIZËS, PORSE ATO SHUMZOHEN NË CITOPLAZMË. Ky lloj shumëzimi përjashtonkategorikisht ndërhyrjen e kësaj pjesëze në ADN e virusit. Sistemi imun prodhon antitrupatdhe qelizat e memories. Këto nanoparticela, sapo mbarojnë funksionin e tyre,për të cilat janë programuar gjenetikisht, eliminohen nëorganizëm nga enzimat specifike. Pra, as mRNA, nuk qëndron në organizëm. Të gjitha kërkimet e bëra kanë treguar se m RNA, nuk qëndron në organizëm, por shpërbehet. Teoria e ndërhyrjes në ADN e njeriut është e gabuar dhe nuk ka asnjë lidhje me atë proces.




Konkluzioni
Të gjitha vaksinat e prodhuara për luftimin e COVID-19, nuk ndërhyjnë në zinxhirin gjenetik dhe as nuk ndikojnë në të kur shumëzohen në qelizë. Edhe vektori nuk ka asnjë lidhje, pasi ai nuk është infektues për njeriun.Vaksinat anticovid, a shkaktojnë sëmundje?
Një teori tjetër thotë se: Vaksinat anti COVID-19, shkaktojnë sëmundje. Deri tani janë vaksinuar miliona njerëz, por nuk kemi dëgjuar që të kemi shpërthime sëmundjesh. Edhe kjo teori, nuk është e vërtetë, është e gabuar. Vaksinat nuk kanë pjesëza viralespecifike, apo viruse të plota të gjalla, të cilat kanë aftësi gjenetike që të lidhen me qelizat enjeriut dhe të shumëzohen në to për të prodhuar pjesëzat virale dhe të shkaktojnë sëmundjen COVID-19. Proteinat virale, nuk kanë asnjë lidhje me infeksionin dhe shfaqjen e sëmundjes. Edhe vektorët që përdoren, si bartës të genit përkatës, nuk infektojnë njeriun, pasi nuk janë virus përgjegjës për COVID-19, nuk kanë asnjë lidhje as si familje, janë krejt të ndryshme. Adenovirusët si vektorë, nuk shkaktojnë sëmundje tek njeriu. Ndërsa vaksinat me virus të vdekur, të inaktivuar, nuk kanë në asnjë rast, asnjë pjesëz virale të gjallë. Virusët e inaktivuar (të vdekur) nuk kanë aftësi të shumëzohen në qelizat e organizmit. Edhe mekanizmi i veprimit të tyre në organizëm është krejt i ndryshëm nga qelizat me vektor dhe ato me m RNA. Këto vaksina kanë edhe adjuvant, i cili nuk ka lidhje me virusin por është një substancë inerte, e cila nxit makrofagët të aktivizohen dhe ndikon pozitivisht në cilësinë dhe sasinë e antitrupavetë prodhuar. Adjuvantët krijojnë një depo në vendin e inokulimit duke e lëshuar virusin einaktivuar vazhdimisht e nga pak në organizëm, duke e mbajtur gjithmonë në gatishmëri sistemin imun. Pra, siç shihet, vaksinat antiCOVID-19, nuk shkaktojnë sëmundjen e COVID-19. Theksojmë se: proteina që ndihmon sistemin tuaj imun të njohë dhe të luftojë virusin, gjithashtu, nuk shkakton infeksion të asnjë lloji.
Siguria
Duhet të kuptojmë një gjë. Teknologjia e prodhimit të këtyre vaksinave, sidomos ato mem RNA, janë krejt të ndryshme nga ato konservatoret. Sot, inxhinieria gjenetike është e aftë që atë pjesëz virale, përgjegjëse për imunitetin(genin specifik) ta përcaktojë për një javë. Këtë e bënë kinezët që në janar të 2019. Kurse prodhimin e saj për vaksinë, kjo teknologji e bën për 6-8 javë, vaksinë të gatshme, me të gjitha garancitë. Pra, siç shihet, janë teknologji krejt të ndryshme dhe nuk mund të vihet shenja e barazimit. Unë po ju jap një shembull. Ndërsa, me teknologjinë e vjetër, gjetja apo përpunimi i një shtami specifik për t’u përdorur si shtam vaksinal, kërkonte deri minimumi 5 vjet, sot kjo gjëbëhet vetëm për dy javë. Kjo, nuk do të thotë se siguria e vaksinës mënjanohet. Pjesëzaspecifike për imunitetin, e gatshme për dy javë, programohet gjenetikisht dhe nuk degjeneron në organizëm. Ajo me të mbaruar misionin e vetë, si u përmend edhe më lart, shkatërrohet në organizëm nga enzimat specifike. Të gjitha kërkimet, e bëra, kanë treguar një gjë të vetme:Pjesëza mARN, shkatërrohetdhe nuk është evidentuarnë asnjë vend tëorganizmit. Gjithashtu, duhet të kemi parasysh edhe një gjë tjetër. Është e vërtetë që vaksinat tashmë prodhohen shumë shpejt, por kjo nuk do të thotë se mungon siguria, pasi për këtë teknologji ka 30 vjet që punohet dhe studiohet. Tashmë ajo njihet mjaft mirë dhe është stabilizuar. Gjithashtu, duhet të theksojmë se edhe elementët e tjerë që janë brenda në vaksinë, nuk ndikojnë aspak në sigurinë e vaksinës, apo në imunitetin e saj. Ato janë produkte inerte, dhe janë mjaft të mira për të ruajtur neutralitetin e produktit (mRNA). Ato e mbrojnë mjaft mirë genin përkatës që të mos dëmtohet në kushtet e ruajtjes së vaksinës deri në përdorim e saj. Pra siç shihet, vaksinat, nuk kanë asnjëmundësi që të shkaktojnë sëmundje. Lidhjae vaksinaveme gjoja shkaktimin e sëmundjes COVID-19,është një përpjekjemjerane eshpifësve për të bllokuar vaksinimin. Nuk mund të mos themi se në një farë mase, këtoshpifje apo teori konspirative ja kanë arritur qëllimit. Megjithatë gradualisht njerëzit po ekuptojnë të vërtetën. Vaksinimi, në botë, thuajse e ka kaluar 1 miliardë njerëz. Në vende të tilla si Izraeli, Kili, Anglia, po duken mjaft qartë efektet pozitive të vaksinës. A ndikojnë në fertilitet?
Një teori tjetër konspirative thotë se: Vaksina ndërhyn në fertilitetin dhe në placentë, duke krijuar probleme me riprodhimin tek femrat. Disa gra ankohen se periudhat e tyre kanë ndryshuar, duke ndihmuar në përhapjen e thashethemeve se vaksina godet në sistemin e riprodhimit të marrësit dhe po kështu edhe pjesët përbërëse të saj. Po kështu, vaksina thonë ndërhyn tek cilësia e spermës dhe ndikon në fertilitetin tek meshkujt gjithashtu, si është realiteti? Edhe kjo nuk është e vërtetë. E gjitha kjo është një teori konspirative që ka si qëllim mos vaksinimin efemrave edhe të meshkujve,duke rrezikuarseriozishtinfektimin e nënës, fëmijës dhe të personave të tjerë. E vërteta është që vaksina e COVID-19, nxit organizmin që të krijojë kopje të proteinës së spike të SARS-CoV-2. Kjo “mëson” sistemin imun të luftojë virusin që e ka këtë proteinë në spiket e tij. Deri tani, thonë ekspertët, janë vaksinuar miliona femra dhe nuk ka asnjë evidencë se vaksina ndikon tek riprodhimi. Konfuzioni lindi, kur një raport i rremë doli në mediat sociale, duke thënë që proteina e spike, është e njëjtë si një tjetër proteinë e quajtur syncitin-1 që është ndikon direkt në rritjen dhe ngjitjen e placentës gjatë shtatzënisë. Raporti fals thotë që marrja e vaksinës antiCOVID-19 do të bënte që organizmi i femrës të luftojë me këtë proteinë të ndryshme spike duke prekur integritetin e riprodhimit. M duhet t theksoj me t madhe se t dyja kto proteina janstruktura krejt t ndryshme dhe dallohen mjaft qartë nga njëra-tjetra dhe për këtë, nuk ka asnjë arsye objektive që të mendohet se “mund të ndodhë”. Nga studimi i 23 grave vullnetare, gjatë testit të vaksinës Pfizer, të cilat ishin shtatzëna, vetëm njëra pati humbje të shtatzënisë, por ajo nuk kishte marrë vaksinë, por placebo. British Fertility Society, së fundmi ka botuar një artikull shkencor në revistën BMJ ku thotë se: Grupi që merret me këtë problem(riprodhimin), thekson se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës dhe infertilitetit. Dhuruesit e spermës dhe të vezëve, gjithashtu, duhet të vaksinohen. Po kështu, theksojnë shkencëtarët se, edhe nëse jeni nën trajtim, mund të merrni parasysh kohën e vaksinimit. Raj Mathur, Chair of the British Fertility Society and Clinical Lead for reproductive medicine at Manchester University NHS Foundation Trust, thotë: “Vaksinimi është rruga më e mirë për të pakësuar rrezikun e prekjes nga COVID-19, në periudhën e mbarsmërisë, dhe nëse e merrni ju ate në disa rrugë, KJO ËSHTË EDHE MË KEQ. Ndërsa për meshkujt, duhet të theksohet se vaksina e COVID-19, nuk ndërhyn aspak tek geni XRCC1, i cili është geni që përcakton cilësitë e spermës, si vitalitetin, aftësinë fekonduese etj. Imunizimi natyror dhe vaksinimiThuhet se: Nëse ju jeni infektuar nga COVID-19, ju nuk keni nevojë të merrni vaksinë.Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Instituti i Johns Hopkins thotë se: Personat të cilët kanë qënëtë sëmurë nga COVID-19, ende mund të përfitojnë nga vaksinimi. Për shkak të rreziqeve të rënda shëndetësore të lidhura me COVID-19 dhe të faktit që një reinfeksion me COVID-19 është plotësisht i mundshëm, njerëzit mund të këshillohen të marrin vaksinën anticovid, edhe sikurtë jenë infektuarnga ky virus,më përpara. Kjo duhet bërë se ende nukka një informacion të plotë e të saktë se sa dhe për sa kohë njerëzit janë të mbrojtur mbas infeksionit natyral(imunitet natyral). Më herët është thënë se imuniteti natyral nga COVID-19 nuk zgjat shumë, megjithatë duhen më shumë studime për ta saktësuar këtë. Disa shkencëtarëmendojnë që vaksina ofron mbrojtje më të mirë se sa infeksioni natyral. Masat pas vaksinimit
Thuhet se: Marrja e vaksinës COVID-19 nënkupton që unë nuk duhet të mbaj më maskë dhe nuk duhet të zbatoj kujdesin kundrejt coronavirusit. E vërteta nuk është ashtu si thuhet. Individët që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, kanë nevojë ende që të zbatojnë praktikat për të qenë të vëmendshëm kundrejt infeksionit. Mbani maskën dhe vazhdoni të mbani distancën nga njerëzit jashtë shtëpisë tuaj. Vaksina nukndaloninfeksioninqë të futet në organizëm, por ato(vaksinat) kanë aftësinë që të parandalojnë zhvillimin e një sëmundje me klinikë mesatare deri në të rëndë. Ende nuk është shumë e qartë nëse njerëzit e vaksinuar, mund të mbartin virusin dhe ta transmetojnë atë, edhe pse ata për veten e tyre nuk shfaqin sëmundje. Ka shumë shembuj që edhe të vaksinuar, infektohen. Duhet të kuptojmë një gjë: infeksioni është tjetër gjë dhe sëmundja është gjë tjetër. Nuk janë njësoj. Jo çdo infeksion do të përfundojë me sëmundje. Kjo vërehet edhe me gripin dhe vaksinën e tij.Efektet anësore të vaksinave anti COVID-19
Vetëm vaksina Astrazeneca dhe vaksina e J&J, japin efekte anësore shumë të rralla, që kanë shkaktuar edhe vdekjen e personave të infektuar. Këto vaksina janë bllokuar për pak kohë, ndërsa tashmë ato përdoren, duke ndryshuar moshat e vaksinimit. Ndërsa vaksinat e tjera, qofshin ato me vektor, apo me m RNA, apo të inaktivuarat, nuk japin efekte anësore të rrezikshme. Efektet anësore si dhembje në vendin e inokulimit, dhembjetrupi, temperaturë, dhembje koke, ndoshta vjellje, apo dhembje barku, janë të lehta, kalojnë për një apo dy ditë. Këto shenja tregojnë se sistemi juaj imun punon mrekullisht. Nëse shenjat e mësipërme, si shenjat e gripit, vazhdojnë për më shumë se dy ditë, ju duhet të drejtoheni tek mjeku. Vëmendje duhet të keni nga alergjia. Kush është alergjik, duhet të konsultohet me mjekunparaprakisht. Gjithsesi të gjithë që vaksinohen janë të detyruar të rrinë 15-20 minuta atje kubëjnë vaksinën. Kjo garanton mundësinë e ndërhyrjes nga ekipet shëndetësore, në raste të reaksioneve anafilaktike apo alergjike.
Teknologjia e mRNA
Eshtë e vërtetë se teknologjia e mesenger RNA që përdoret për të prodhuar vaksinat anti COVID-19 është teknologji e re Jo! Teknologjia e mRNA, që qëndron mbrapa vaksinave të reja kundër coronavirusëve nuk është e re. Ajo ka thuajse 30 vjet që është studiuar dhe punuar. Kjo teknologji moderne, e lejon njerëzimin që nevoja e një vaksinë të re, sidomos në rastin e mutacioneve, të prodhohetbrenda 6-8 javë. Është teknologji e sigurt dhe vaksinat e prodhuara janë efikase.
Përmbajtja e vaksinës
Ka një teori se vaksina e COVID-19 që përdoret ka në përmbajtje të saj lëndë të dyshimta. Jo. Ingredientët e vaksinave janë lëndë të tilla si : m RNA, yndyrë, kripë, sheqer, PEG 2000, EDTA, apo adjuvant (vaksinat e inaktivuara-vdekura). Të gjitha substanca të njohura dhe nuk kanë asnjë efekt negativ në organizëm. Këto lëndë mbrojnë mRNA nga shkatërrimi apo degjenerimi. Vaksinat anti COVID-19 nuk janë prodhuar duke përdorur inde fetale, ato nuk përmbajnë materiale të tilla si implante, etj. Këto janë lehtësisht të verifikueshme.
Vaksinat e tjera
Tani që kemi vaksinën anti COVID-19, ne a duhet të bëjmë vaksinën kundër të ftohtit, HIV apo sëmundjeve të tjera? Po, duhen bërë. Virusët janë me mijëra. Ato janë familje të ndryshme dhe shumë të ndryshëm nga njeri tjetri. Vaksinat anticovid, nuk kanë afërsi gjenetike me këto virusë të përmendur. Virusët ndryshojnë vazhdimisht dhe është mjaft ë vështirë që të bësh një vaksinë për shumëkohë.
Teoria e cipitNjë teori tjetër, profesor është ajo e çipeve. Thuhet se Bill Gate, ka futur një çip në vaksinë që të komandojë botën. Është vërtetë fatkeqësi, që ende njerëzit merren me këto gjëra. Më lartë unë kam thënë dhearsyet se pse shfaqen këto teori konspirativiste. Në këtë kuadër është dhe kjo e çipave. Vaksina nuk ka brenda, jo një, por të gjitha, asnjë lëndë kontraversale, as dhe një çip apo diçka tjetër. Unë do ju tregoj më poshtë edhe llojin e çipit që kanë të vizatuar nga anëtarët e teorisë të konspirativistëve. Më së pari po ju përmend teorinë: “Është pjesë e strategjisë së konceptuar nga elita globale-e tillë si Bill Gate- për të kontrolluar vaksinat dhe vaksinimin me çhip që më vonë do të aktivizohet nga 5G, një teknologji që do përdoret për celularët”. Natyrisht kjo është gjithashtu teori tipike konspirative, pasi të ngatërrosh 5G që janë vale elektronike me virusin, nuk ka ku të vejë më shpifja. Nuk kanë asnjë lidhje midis tyre. Ndërkohë që përfshirja e Bill Gatë në të është e lidhur me financimin e fuqishëm që bëri për vaksinat Billi dhe meqë është Co i Microsoftit. Teoria e mikroçipeve mendohet se e ka zanafillën, nga një studim që donte të bënte Instituti i Teknologjisë në Massachusetts dhe që u financua nga Billi, për të futur në vaksinë një bojë të padukshme me sy të lirë, por mund të shihet me një aplikacion në telefon celular që shkëlqen në lëkurë me reze infra të kuqe, për të verifikuar vaksinën. Pra edhe kjo teori, thonë studiuesit i ka sjellë mjaft dëme fushatës së vaksinimit në Amerikë ku rreth 20% e popullatës, nuk duan të bëjnë vaksinën.
Efikasiteti i sinovac
Asnjë vaksinë anticovid e prodhuar deri tani dhe e miratuar, nuk e ka efikasitetin poshtë 60%. Më poshtë po e sqarojmë edhe për politikën, që është mirë të mos merret me këto gjëra, se nuk ka pak punët e saj. Këtu më duhet të theksoj gjithashtu se meqenëse vihen re që mbas vaksinimit të parë ose dhe të dytë, të ketë infektime nga SARS-Cov-2, këtë e shfrytëzojnë konspirativistët duke thënë sevaksinat janë të paafta për të mbrojtur. Në praktikën e OBSH, që një vaksinë te jetë e mirë,duhet të ketë imunitet mbi 50.5%. Deri më tani, të gjitha vaksinat e prodhuara, si ato Kineze,Ruse, Perëndimore, kanë një imunitet mbi 50%, ku për secilën vaksinë niveli i tyre ndryshon. Vaksina kineze e inaktivuar, ka një imunitet mbi 50.5%(kufiri i pranuar ngaOBSH). Më duhet të theksoj se Institucionet kineze, nisur nga fakti që në Kinë aktualisht nuk ka sëmundje të përhapur për të studiuar efikasitetin e vaksinës, ajo e ka bërë këtë në vende të ndryshme si në Brazil, Turqi etj. Duhet të theksojmë një gjë, si praktikë pune, është mirë që vaksinat tëstudiohen në vendin ku njihet situata epidemiologjike,ku njihet virusi që qarkullon, njihen mutacionet etj. Kjo sepse, aplikimi i vaksinës për studim, në vende të tjera, ku këto momente nuk njihen mirë, natyrisht do të ndikojë për të pasur rezultate të ndryshme, të cilat sjellin edhe këto thashetheme, sidomos në vendin tonë.Kështu vaksina kineze, e studiuar për provën e tretë në njerëz në Brazil dhe Turqi, dhanëshifra të ndryshme me 78% apo mbi 90%(kjo e fundit në Turqi), apo një shifër tjetër rreth68%. Në fakt, mesatarja e pranuar për vaksinën kineze është nën vlerën e Pfizer. Ajo që është reale është se vaksina është brenda normave të OBSH dhe ky organizëm botëror,ka filluar regjistrimin e vaksinave kineze. U regjistrua Sinofarma dhe tani shpejt Sinovac,pasi këto kanë rezultate të provuara nga praktika mbi 50.5%(norma e pranimit nga OBSH). Habitem si ca persona në Shqipëri ende merren me këto momente. Merret Alfedo(par), po që të merret edhe ndonjë mjek, kurrë nuk e imagjinoja. duhet të theksojmë se vaksina sinovac ka aftësi për të mbrojtur njerëzit nga format e mesme dhe të rënda të COVID-19. Ky është një moment, gjithashtu ,i rëndësishëm që i jep vlerë vaksinës. P ra thashethemi, se vaksina kineze ka imunitet zero,është përvete zero. Nuk është i vërtetë!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.