Kryesore

“Mendojnë se je babysitter i tyre”, Niko Komani tregon sa e vështirë është të punosh me VIP-at

14:42 - 17.05.21 gsh

Niko Komanin është një ndër stilistët më të njohur në vendin tonë. Shumë artistë i kanë besuar Nikos kurimin e imazhit të tyre, jo vetëm në daljet publike, por edhe të përditshmen e tyre.



I ftuar këtë të hënë në “Abc-ja e mëngjesit”, Niko foli për rrugëtimin e tij në botën e modës, ku u ndal gjithashtu dhe tek vështirësitë e punës me personazhet publikë.

“Është e vështirë sepse Instagrami ka bërë shumë njerëz stilistë, akoma dhe këngëtarë. Kanë opinione dhe gjëra që inspirohen por nuk të kuptojnë. Keqkuptohen artistët, mendojnë se je babysitter i tyre dhe t’i ndjekësh nga pas, gjëra që keqkuptohen.

Ose kur i thua dikujt që kam dhe një punë tjetër dhe kur i thua do të të nis asistentin tim, thonë të duam ty. Është një tekë idiote që kanë personazhet shqiptarë, mendojnë se duke të paguar të kanë blerë. Është një gjë shumë e keqe dhe kam 11 vite që mundohem të punoj me këtë gjë. Janë dru.“, tha Niko.

Mes  të tjerash, ai u ndal dhe tek një ngjarje që i ka ndodhur me Dafina Zeqirin. “Shqipëria prandaj nuk ecën përpara. Në këtë mënyrë dikur kam humbur bashkëpunime të mëdha. Me Dafina Zeqirin jemi shumë mirë, flasim por nuk arrita të punojmë për arsye teknike. Nuk më lanë të punoja me të.“, tregoi Niko duke mos dhënë detaje të tjera.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.