Kryesore

Nga deklaratat e Metës në studio televizive te postimet në rrjete sociale, ja provat e Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit

14:24 - 17.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur sërish këtë të hënë.




Pas publikimit të pamjeve filmike, të siguruara nga AMA, anëtarja e komisionit, Klotilda Bushka, renditi fjalët denigruese e fyese sipas saj, që Meta ka përdorur para dhe gjatë fushatës elektorale.

“Në argumentet që japim, nëse e keni kërkesën përpara është lidhja një, ku citohen materialet që bazohen argumentet e kolegëve. Një pjesë e materialeve kanë të bëjnë me emisione televizive, një pjesë tjetër janë poste në Facebook.

Pjesën e materialeve audio-vizive, të gjithë kolegët mund t’i kenë në celularët e tyre dhe mund t’i shohim vetë. Për efekt të procedurës ne i shfaqim, por është mirë që edhe anëtarët e komisionit t’i kenë këto pamje. Teksti i parë në 21 mars, në FrontLine.

‘Ndëshkoni pamëshirë, këdo që ju blen votën, një votë po u prek do i pritet dora, nëse Rama fiton 71 mandate në mënyrë të ndershme, jap dorëheqjen dhe dal në opozitë. Tani Live më shkruajti Yuri Kim për të mos përmendur sfurqet, unë i them ambasadores që mos mbështet Edi Ramën. Patronazhistët janë duke u fshehur sepse kanë frikë se i kapin qytetarët dhe i kërkojnë llogari për publikimin e të dhënave.

1.04.2021, ABC News, Ilri Meta nuk pyet për gangsterët, kam një paralajmërim për mafien. Intervistë për një televizion në Vlorë, Meta: Qeveria po tenton marifetet por do e ketë të pamundur”, u shpreh Bushka.

Këto prova, janë edhe arsyet që pretendon Komisioni Hetimor, për shkarkimin e Ilir Metës. Ato e kanë cilësuar këtë të fundit, si një president që është bërë palë dhe nuk qëndron mbi palët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.