Kryesore

Nisma për shkarkimin e Metës, Artan Spahiu do të jetë eksperti ligjor pranë Komisionit Hetimor

13:44 - 17.05.21 gsh

Artan Spahiu ka pranuar detyrën për të qenë ekspert ligjor pranë Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Metës. Spahiu është thirrur sot nga Komisioni, teksa ka deklaruar para anëtarëve se e pranon detyrën dhe do të vendosë në dispozicion gjithë dijet e tij si jurist.



Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni i ka uruar mirëseardhjen dhe i ka bërë me dije se Sekretaria do i vendosë në dispozicion çdo mjet.

ALKET HYSENI: Eksperti ligjor, Artan Spahiu. Z.Spahiu mund të uleni. Faleminderti që keni ardhur. Sikur jeni në dijeni, juve ju ka caktuar Komisioni në detyrën e ekspertit, bazuar në CV tuaj, deklaratën tuaj pranë këtij Komisioni. Sot do të deklaroni nëse do pranoni detyrën ose jo.

ARTAN SPAHIU: E pranoj detyrën si ekspert ligjor pranë Komisionit Hetimor. Do bëj gjithçka, gjithë dijen time për t’iu përgjigjur sa më mirë detyrave.

ALKET HYSENI: Ju faleminderit juve. Sekretaria do t’ju vendosë në dispozicion mjetet.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.