Kryesore

Pse i duhet Ramës mandati i tretë? Çani: S’ka mbaruar ende ‘pikturën’. Zheji: Po çimenton pushtetin personal

14:59 - 17.05.21 gsh

Në emisionin ‘’Pikat mbi i’’ të Ola Brukos në News24 gazetarët Arian Çani dhe Artur Zheji kanë diskutuar mbi pyetjen se pse Ramës i duhet mandati i tretë.



Sipas Çanit, Rama kërkon të lërë gjurmë në Shqipëri, dhe meqenëse nuk u bë dot piktor si Van Gogh meqenëse edhe profesion atë ka, kërkon të pikturojë vendin të cilin e sheh si telajo.

Nga ana tjetër .Artur Zheji thotë se Rama thjesht po Çimenton pushtetin e tij personal, ndërsa PS është kthyer në partinë më jodemokratike dhe të squllët që i jep forcë kryeministrit aktual.

PYETJA: Përse i duhet Ramës mandati i tretë?

ARIAN ÇANI: Jo vetëm Ramës. Çdo kryeministri të botës do i pëlqente një mandat i 3, 4 ,5 . Ti ke shumë kryeministra dhe kancelarë që kanë zgjatur 4 mandate, si Merkel apo Orban. Ka disa raste, tek këto vendet demokratike.

Për të rritur fantazinë, jemi vend hibrid, as diktaturë as demokraci, vend i mbyllur, autokrat, me sistem piramidal ku njerëzit janë në fund, vendimet merren nga lart. Pra njerëzit janë viktima. Shteti ligjor nuk funksionon, as ka për të funksionuar ndonjëherë.

Mandati i Ramës është legjitim të kërkojë mandatin e tretë, për të ardhur tek rasti i Shqipërisë, mandati i 3-të e i 4-t, llogaris edhe këtë nëse nuk ka aksident. Pra parashikoj të jetë deri në 2029 nëse s’ka aksident rrugës. Rama për nga profesioni bazë është piktor, meqë nuk u bë Van Gogh, shfrytëzon rastin përveÇ shumë ambicieve të tjera, që Shqipërinë ta shohë si telajo që do ta pikturojë. Deri tani ka pikturuar një pjesë, ka dhe një pjesë të madhe. Ai do të lërë gjurmë, dhe e do tek dimensioni estetik. Do të rregullojë fasadën, nga ana urbane Shqipëria është ven i shëmtuar, ipistë. Rama do t’i japë një look, një buzëkuq. Diku-diku e ka arritur. Me këtë Rilindjen Urbane. S’ka mbaruar akoma pikturën e tij. Si mund t’i thuash një piktori nxirre pikturën, kur s’ka vënë pikën e fundit në telajo. Ai ka telajon prëgjysmë.

 

ARTUR ZHEJI: Mënyrë shumë elegante për të justifikuar mandatin e tretë të Ramës. Çdo artist ankohet kur vdes se nuk ka mbaruar veprën. Unë po marr anën më racionale, më pak fantasioze. Ai do forcojë pushtetin personal. Nuk është vetëm nevojë artistike, estetike për një pikturë. Ai është në pushtet jo si nevojë artistike dhe estetike, por në pushtet për të Çimentuar pushtetin e tij personal. Mandatin e tretë, largqoftë mandatin e katërt, se mund të jemi prap këtu të flasim për mandatin e pestë e të gjashtë. Pushteti Çimentohet duke u bërë tashmë babai i shqiptarëve, duke prishur bregdetin për estetikë më të bukur, duke prishur institucionet siÇ ka kapur drejtësinë, një SPAK që nuk po e shohim të bëjë paf njëherë, dhe njëherë do e bëjë tek opozita, jo mazhoranca.

ARIAN ÇANI: Vetëm një detaj, po cili është qëllimi. Se këto i ke, ai do që pas vdekjes së tij, ata që do të jetojnë të thonë na ishte njëherë Edi Rama. Kjo nuk thuhet me dy mandate, s’ka mbaruar pikturën. Dy mandate mund të thuash dhe për Berishën.

ARTUR ZHEJI: Ka kontradiktë në themel. O je në funksion të Shqipërisë, o Shqipëria në funksion tënd. Të gjithë diktatorët duan të lenë gjurmë. Hitleri, Musolini, Enver Hoxha, e shihnin vendin në funksion të tyre. Çdo njeri i Çmendur apo delirant do të lërë gjurmë, Neroni dogji Romën. Kaligula Çoi kalin senator. Qëllimi është Shqipëria të jetë llustraxhie e këpucëve të Ramës. O politikani është në shërbim të vendit, i vendi në shërbim të politikanit.

ARIAN ÇANI: Që janë bërë presionë nga më të ndryshmet që Rama të kapte mandatin e tretë, nga ai dhe bashkëpuntorët këto nuk mohohen. Ne po merremi me rezultatin. Rezultati është që Rama ka mandatin e tretë. 40 milionë euro shpërndanë nga buxheti i shtetit para zgjedhjeve për të dëmtuarit nga tërmeti.

Pushteti ka influencuar me të gjitha mjetet në votën e qytetarëve më 25 prillit, nuk po flasim për këtë. Po flasim që Rama do të gëzojë mandatin e tretë. Populli mesa duket është dakord me këtë situatë. Nuk ka rëndësi, në finale fare konstatojmë diçka. Ne nuk shohim ndonjë protestë në rrugë. Opozita thotë i ka vjedhur zgjedhjet, në Çdo vend normal demokratik njerëzit ngrihen e bllokojnë sheshet. Rama s’ka presion nga poshtë. Kur një kryeministër ka presion nga poshtë thotë e mendohet Çfarë të bëj. Disa studentë u ngritën atëhere  para MSH dhe u shkarkua ministrja.  Ja ku është mbështetja, tek indiferenca, e kanë pranuar si gjë normale këtë që ka ndodhur. S’po flasim për parti që s’ka vota, PS ka vota. Vitet e fundit ka më shumë vota se PD. PD e ka humbur garën për të qenë parti  e parë, që  kur doktori erdhi në 2005 me votat e veta.

ARTUR ZHEJI: Jemi para dy deformimeve kryesore, Çani e quajtuar mikrokirurgji invazive. Që do të thotë, është punuar me shumë mjeshtëri për të kapur votat e diferencës. Jo gabimin që beri doktori në ’96 kur doli 120%. Diferenca e votave të pavlefshme që ka qenë shumëfish më e lartë se vitet e tjera, dhe diferenca e votave të pavlefshme është më e madhe se diferenca mazhorancë-opozitë. Rama e di që po qeveris me një pakicë. Deformimi i dytë ka ndodhur brenda PS. Më trishton akoma më shumë. Dikur PS që u shkëput nga Partia e Punës, bëri një, tejkaloi vetveten dhe u bë partia më demokratike në Shqipëri. Kishte debat, një kryetar aty që kurrë nuk ndihej rehat. Një nga favoret e Ramës është që PS është dekapituar, ata kryetarët e fraksioneve apo potencialë, ose janë shpërblyer me para dhe kemi një parti të squllët dhe që është partia më jodemokratike e Shqipërisë. Kjo parti e squllët ja jep forcën Ramës, merr formën e enës ku hidhet. Është derdhur tek Rama, kryetari gjigandesk më i madh se njerëzit. Këtu bashkohem me Çanin, flet e jep sinjale që njerëzit janë mësuar.

ARIAN ÇANI: E gjitha kjo është spektakël, me dy aktorë. Sigurisht Rama është aktor më i mirë. Rama s’ka nevojë fare për bashkëpunimin e Bashës, luan blof. Kur doli Rama si i mërzitur ditën e zgjedhjeve, thanë të gjithë iku ky. Kurse Basha doli i gëzuar. Rama doli ashtu që mos i jepte shkas kundërshtarëve të thonin që po vidheshin votat.

ARTUR ZHEJI: Ky mbulonte krahët e atyre që bënin mikrokirurgjinë invazive.

ARIAN ÇANI: Është skenar i shkruar, regji. Rama është aq diabolik sa të shkruajë vetë skenarin. Ai ka këshilltarë, dëgjon, dëgjon, është dhe regjistor, dhe shkruan vetë.

ARTUR ZHEJI: Ka dhe shumë staf të vlefshëm për këtë punë.

ARIAN ÇANI: Është blof ky me Bashën. I hedh trutë e gomarit gjithë dynjasë, të tyrëve që e kanë votuar, të huajve. Rama nuk e ka qëllim që ta pranojë Basha. Ai e di që kjo sekuencë ndahet, dhe shpërndahet me shpejtësinë e dritës. Një fitimtar që ka këtë zemërgjërësi. Papritur ambasadat shohin që ky është një zemërgjerë. Hedh sirën. Shqiptarët duhet të kuptojnë këtë. Shpërlarje truri. Ne mund të buzëqeshim, por Rama e merr shumë seriozisht. Nuk kam parë deri më sot një personazh politik që di ta bëjë më mirë se ky. Përmbajtja është ku thërret qameti. Rama ka kuptuar një gjë, zotëri dikur ku ishte i ri, nuk ka përmbajtje, forma është e vetmja përmbajtje.

ARTUR ZHEJI: Piktura është thelbi. Sepse në pikturë, e kam përmendur që ai bën një pikturë dhe më pas bën politikë. Ne nuk mund të jemi ndihmës të partisë dhe ingranazhe se këtë po bëjmë.

ARIAN ÇANI: Nëse e quan ndihmë këtë, unë jo. Ne thjesht po mundohemi të themi se si ky njeri rri në pushtet. Tani priten zhvillime vetëm në PD.

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.