Kronikë

Sinjal nga DEA, si u zbulua sasia e kokainës që kaloi nga Porti i Durrësit

13:37 - 17.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë rekord të kokainës në Kosovë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se sasia prej rreth 2 tonë kokainë është gjetur në një kamion të kuq me banane, me targa 01 263 OD.




Siç raporton gazetarja Bezat, kamioni ishte i regjistruar në Prishtinë, ndërsa është mbajtur nën vëzhgim i gjithë itinerari i tij për 10 ditë.

Ndërkohë, mediet kosovare raportojnë se kamioni ishte i mbushur me mish, ku pakove dhe kontenierëve iu ishte vendosur çip.

Operacioni është kryer në bashkëpunim mes policisë shqiptare, kosovare dhe italiane, të cilat janë sinjalizuar nga DEA Amerikane. Kamioni me ngarkesën rekord të kokainës kaloi nga Porti i Durrësit, ndërsa lënda narkotike kapte vlerën e 6 miliardë eurove, nëse tregtohej.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.