SHËNDET

Ky frut ndihmon në forcimin e zemrës dhe kockave

18:33 - 18.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse po kërkoni diçka për të ngrënë me një përmbajtje të ulët kripe dhe sheqeri, atëherë arrat janë zgjedhja ideale. Arrat përmbajnë shumë mangan, magnez, fosfor, vitaminë B6, yndyrna omega-3 dhe hekur. Edhe pse janë ndër ushqimet me një indeks të lartë kalorik, përmbajtja e pasur me lëndë ushqyese rrit ndjesinë e ngopjes.




Shëndeti i mirë i zemrës

Acidet yndyrore mono të pangopura dhe të pangopura që gjenden në arra ulin nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve. Kjo nga ana tjetër zvogëlon shanset e sëmundjeve kardiovaskulare, goditje në tru dhe sulmit në zemër.

Rregullimi i peshës

Një studim zbuloi se gratë që hanin rrallë arra kishin më shumë gjasa për të shtuar peshë gjatë një periudhe 8 vjeçare se sa ato që hanin arra dy ose më shumë herë në javë. Përveç kësaj, dietat që përmbajnë arra kanë treguar se kanë më shumë të ngjarë pëe të humbur peshë.

Gurët në tëmth

Konsumi sistematik i arrave është lidhur me një nevojë të zvogëluar për kolecistektomi. Një studim tregoi se gratë që konsumuan rreth 150 gram arra në javë kishin shumë më pak të ngjarë t’i nënshtroheshin këtij operacioni krahasuar me gratë që konsumuan më pak se 150 gram.

Kocka të shëndetshme

Arrat kanë një përmbajtje të lartë të elementëve të bakrit, thelbësore për mirëmbajtjen e kolagjenit dhe elastinës, përbërësit kryesorë të qelizave dhe rinovimin e indeve në trupin tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.