Kryesore

Regjistrohen 83 raste të reja dhe 2 viktima nga koronavirus në Maqedoninë e Veriut

17:34 - 18.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut  informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.704 teste, ndërsa janë regjistruar 83 raste të reja me COVID-19.




Gjithashtu bëhet e ditur se dy persona kanë humbur betejën me virusin, një nga Shkupi (67) dhe një nga Kavadari (80).

Rastet e reja janë në Shkup – 40, Prilep – 8, Kumanovë dhe Ohër nga 6, Tetovë dhe Radovish nga 5, Manastir – 3, Strugë dhe Kërçovë nga 2, Kavadar, Strumicë, Sveti Nikollë, Berovë, Demir Hisar dhe Pehçevë nga 1.

Janë regjistruar 259 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154.804, numri i pacientëve të shëruar është 146.302, numri i vdekjeve është 5.232, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.270.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.