AKTUALITET

Merr flakë kati i fundit i një pallati në Tiranë, zjarrfikëset në vendngjarje

09:23 - 19.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është përfshirë nga flakët kati i fundit i një pallati në ndërtim, pranë zonës së “Medresesë” në Tiranë.




Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për “BalkanWeb”, se janë djegur polisteroli dhe materiale të tjera ndërtimi, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Shkaku besohet se ka qenë aksidental e jo i qëllimshëm, ndërsa raportohet se mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e punëtorëve.

Dy zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur në kontroll flakët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.