Kryesore

Banorët e Lumasit sërish protestë për ujin e burimit të Sinecit. Përleshje me policinë, një person i lënduar

11:52 - 21.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për të disatën herë banorët e Lumasit  në Kuçovë ngrihen në protestë për të mbajtur të paprekur burimin e ujit të Sinecit. Sipas tyre projekti është bërë pa u konsultuar me banorët dhe është shpallur edhe firma fituese, e cila ka filluar edhe punimet.




Banorët shprehen se nuk lejojnë t’u marrin ujin pasi ky është i vetmi burim që i mban në këtë zone.Marrja e ujit do të thotë fundi i jetesës së tyre. Ditën e sotme janë ata kanë penguar mjetet e firmës për të filluar punën, ndërsa ka pasur edhe konflikte me policinë, ku një prej banorëve është lënduar rëndë dhe nisur për në spital.

Banorët kanë bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit rrugën e fshatit, duke deklaruar se nuk do të lëvizin deri në marrjen e një përgjigje të plotë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.